GOODAL Green Tangerine Vita C 27 Dark Spot Care Ampoule

3,500.00 ALL 2,500.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 28 dhe Gusht 29.

Përshkrimi

GOODAL Green Tangerine Vita C 27 Dark Spot Care Ampoule është një serum i fuqishëm për fytyrën, i formuluar posaçërisht për të trajtuar njollat kafe dhe për t’i dhënë lëkurës një pamje më të ndritshme, të shëndetshme dhe të njëtrajtshme. Me një përqendrim të lartë prej 27% vitamine C të pastër, ky serum vepron në thellësi për të ngadalësuar prodhimin e melaninës dhe për të ndihmuar në zbehjen e njollave ekzistuese. Formula është e pasur gjithashtu 70% nga ekstrakti i frutit tangerine (një agrum aziatik), që përmban deri në 10 herë më shumë Vitaminë C, se agrumet e zakonshëm. Ndërsa, përbërësit e tjerë aktivë si niacinamide, kompleksi Vita Blemish-Up dhe arbutina ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe në parandalimin e njollave të reja. Ndërkohë, teknologjia Vita Liposome në formulim siguron përthithje të shpejtë dhe të thellë të vitaminës C, duke ruajtur fuqinë dhe efektivitetin e saj për një kohë më të gjatë. Por nuk mbaron këtu! Ky serum përmban gjithashtu përbërës qetësues dhe rigjenerues si Madecassoside, Allantoin dhe Panthenol, të cilët ndihmojnë në reduktimin e skuqjeve, në hidratim dhe në forcimin e barrierës së lëkurës, duke e bërë të përshtatshëm edhe për lëkurën shumë sensitive.

Formula e tij nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*16gr

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. 

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Ekstrakt Green Tangerine, niacinamide, arbutin, madecassoside, allantoin, panthenol,

Lista e plotë e përbërësve

Ascorbic Acid, Water, Propanediol, Citrus Tangerina (Tangerine) Extract, Glycerin, Tromethamine, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Ethyl Ascorbyl Ether, 1,2-Hexanediol, Chlorella Vulgaris Extract, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ananas Sativus (Pineapple) Fruit Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Sodium Hyaluronate, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Citrus Limon (Lemon) Peel Oil, Cananga Odorata Flower Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Extract, Chitosan, Centella Asiatica Extract, Calluna Vulgaris Extract, Polyglyceryl-10 Laurate, Ferulic Acid, Glucose, Glucosylrutin, Glutathione, Fructooligosaccharides, Fructose, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Dipotassium Glycyrrhizate, Panthenol, Sodium Phytate, Beta-Glucan, Pentylene Glycol, Hydrogenated Lecithin, Cholesterol, Tocopherol, Niacinamide, Madecassoside, Ceramide NP, Madecassoside, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Lactic Acid, Biotin, Retinyl Palmitate, Rutin, Xanthan Gum, Limonene, Linalool

Marka

GOODAL është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës shumë e njohur në Azi dhe prej vitesh në Perëndim! Emri i së cilës është krijuar nga bashkimi i fjalëve Good (e mirë) + All (gjithçka). Marka është themeluar dhe krijuar në vitin 2011, për të krijuar dhe prodhuar produkte me formulime të përqëndruara nga përbërës natyralë të bimë shumë të veçanta, bimë egra të rritura në pyjet e Amazonës! Nga këto bimë janë nxjerrë vajra esencialë në procesin e fermentimit të tyre, falë teknologjisë së lartë që vetë marka ka investuar! Këta përbërës, kultivohen në sezone të ndryshme në Kore, nga verërat e nxehta dhe të lagështa, deri në dimra të ftohta. Përbërësi kyç i markës GOODAL, janë ekstrakti i nxjerrë nga qitro jeshile, e quajtur green tangerine, i pasura me 10 herë më shumë vitaminë C se agrumet e zakonshme, vitaminë P e cila është sintetizuese e kolagjenit, duke e mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira, dhe përbërës të tjerë aktivë, për t’i ofruar lëkurës përfitime mbresëlënëse! Filozofia e markës GOODAL, e thotë më së miri: “Ofrojini lëkurës tuaj gjithçka të mirë ajo ka nevojë!”

Reviews

Shpërndani

3,500.00 ALL 2,500.00 ALL