-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
GOODAL Black Carrot Vita-A Retinol Firming Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
GOODAL Black Carrot Vita-A Retinol Firming Cream është një krem rigjenerues i avancuar, i formuluar me një përqendrim të lartë prej 20% ekstrakti të karotës së zezë nga Jeju, një "superushqyes" i pasur me beta-karoten dhe antioksidantë që ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira dhe plakja e parakohshme. I kombinuar me retinol të kapsuluar (1.522 IU), ky krem ndihmon në stimulimin e prodhimit të kolagjenit dhe rigjenerimin qelizor, duke reduktuar rrudhat dhe duke përmirësuar elasticitetin e lëkurës pa shkaktuar irritim. Niacinamidet nga ana tjetër veprojnë në njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës dhe në minimizimin e shenjave të njollave, ndërsa përbërësit e tjerë si Ectoin, Beta-Glucan, Panthenol dhe Adenosine qetësojnë, forcojnë barrierën natyrale të lëkurës dhe ofrojnë mbrojtje ndaj agresorëve të jashtëm. Por nuk mbaron me kaq! Formula është e pasur gjithashtu me kompleksin e avancuar hidratues që përfshin 10 lloje të acidit hialuronik me molekula të madhësive të ndryshme, për të siguruar hidratim të thellë dhe të qëndrueshme në të gjitha shtresat e lëkurës. Ky kompleks përmban ekstrakte bimore me veti të fuqishme qetësuese dhe antioksiduese, si Centella Asiatica, Rosmarina, Kamomili, Purslane, si dhe përbërës ushqyes si ekstrakti i sojës, fikut, luleradhiqes (artichoke) dhe tërshërës (oat kernel). Tekstura e kremit është e butë dhe përthithet shpejt nga lëkura, duke u bërë i përshtashëm për çdo tipologji.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT!
Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm. Të përdoret gjithmonë në mbrëmje, duke aplikuar një sasi të vogël, dhe të niset përdorimi 3 herë në javë dhe gradualisht mund të rritet frekuenca 1 natë po, 1 natë jo, duke qenë gjithmonë të kujdesshëm si reagon lëkura.
Java 1-2
Në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, aplikoni një sasi të vogël, dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore në zonat më problematike, p.sh: zona poshtë syve, rreth gojës, ballit, dhe qafës derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përdoreni në mbrëmje 1 natë po, 1 natë jo, në sasinë 0.1ml për çdo zonë/ sa një kokërr orizi.
Java 3 - në vazhdim
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, aplikoni një sasi të vogël dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore në zonat më problematike derisa të jetë përthithur tërësisht.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit "magjik"
Ekstrakt karotë e zezë (20%), Retinol i kapsuluar (1.522 IU), Niacinamide, Ectoin, Beta-Glucan, Panthenol, Adenosine, Kompleks me 10 lloje të acidit hialuronik, Ekstrakt Centella Asiatica, Ekstrakt Rosmarina (rozmarinë), Ekstrakt Kamomili, Ekstrakt Purslane, Ekstrakt soje, Ekstrakt fiku, Ekstrakt artichoke (luleradhiqe), Ekstrakt tërshëre (oat kernel)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract (20%), Butylene Glycol, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Alcohol, Niacinamide, Vinyl Dimethicone, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax Candelilla Cera, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Phellodendron Amurense Bark Extract, 1,2-Hexanediol, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Betaine, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Centella Asiatica Extract, Portulaca Oleracea Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Sodium Hyaluronate, Canola Oil, Hydrogenated Lecithin, Daucus Carota Sativa (Carrot) Seed Oil(0.4ppm), Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Jojoba Esters, Polyglyceryl-10 Stearate, Hydrogenated Polydecene, Beta-Glucan, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Wax, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Dimethiconol, Trisiloxane, Panthenol, Xanthan Gum, Adenosine, Disodium EDTA, Polyglycerin-3, Acacia Decurrens Flower Wax, Ectoin, Retinol(1,522IU), HDI/Trimethylol Hexyllactone Crosspolymer, Polyvinyl Alcohol, methyl Propanediol, Propanediol, Tocopherol, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Tetrahydropiperine, Potassium Hyaluronate, Phloretin, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Beta-Carotene, Tocopheryl Acetate, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Arginine, Phenylpropanol, Hydroxyacetophenone, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol
GOODAL është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës shumë e njohur në Azi dhe prej vitesh në Perëndim! Emri i së cilës është krijuar nga bashkimi i fjalëve Good (e mirë) + All (gjithçka). Marka është themeluar dhe krijuar në vitin 2011, për të krijuar dhe prodhuar produkte me formulime të përqëndruara nga përbërës natyralë të bimë shumë të veçanta, bimë egra të rritura në pyjet e Amazonës! Nga këto bimë janë nxjerrë vajra esencialë në procesin e fermentimit të tyre, falë teknologjisë së lartë që vetë marka ka investuar! Këta përbërës, kultivohen në sezone të ndryshme në Kore, nga verërat e nxehta dhe të lagështa, deri në dimra të ftohta. Përbërësi kyç i markës GOODAL, janë ekstrakti i nxjerrë nga qitro jeshile, e quajtur green tangerine, i pasura me 10 herë më shumë vitaminë C se agrumet e zakonshme, vitaminë P e cila është sintetizuese e kolagjenit, duke e mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira, dhe përbërës të tjerë aktivë, për t’i ofruar lëkurës përfitime mbresëlënëse! Filozofia e markës GOODAL, e thotë më së miri: “Ofrojini lëkurës tuaj gjithçka të mirë ajo ka nevojë!”
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE