-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
Njoftim për vonesa në dërgesa
Për shkak të fluksit të lartë të porosive, dërgesat mund të kenë vonesa 24–48 orë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin tuaj. Po punojmë që çdo porosi të dërgohet sa më shpejt. 💙
Popup Minimal
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
GENABELLE PDRN 3% Hyper Boost Ampoule
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shtator 15 dhe Shtator 16.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Lëkura e dëmtuar apo pa shkëlqim kërkon një ushqyerje intensive dhe stimulim të thellë qelizor, ndaj ka nevojë për produkte me përqendrim të lartë përbërësish aktivë rigjenerues. GENABELLE PDRN 3% Hyper Boost Ampoule, është një ampulë e fuqishme e formuluar për riparimin e barrierës mbrojtëse, përmirësimin e elasticitetit dhe kthimin e shkëlqimit natyral të lëkurës. Kjo ampulë përmban një përqendrim maksimal prej 3% PDRN (Sodium DNA) me origjinë nga salmoni, i cili përputhet mrekullisht me ADN-në e njeriut për të nxitur prodhimin e kolagjenit dhe për të përshpejtuar rigjenerimin e indeve të dëmtuara. Formula është e pasuruar me acid hialuronik me pesha të ndryshme molekulare për hidratim, si dhe niacinamide e adenozinë për njëtrajtësimin e njollave dhe lëmimin e rrudhave. Me një teksturë të pasur, por që përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse, kjo ampulë është zgjidhja ideale për përdorim të përditshëm nga të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht ato të lodhura, me stres apo që kërkojnë një efekt të fortë riparues dhe rinovues.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes.
"Përbërësit magjik"
3% PDRN (Sodium DNA), acid hialuronik, niacinamide, adenozinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Sodium DNA (30,000ppm), Propanediol, Glycerin, Niacinamide, Panthenol, 1,2-Hexanediol, Arginine, Carbomer, Polyglyceryl-10 Laurate, Betaine, Allantoin, Polyglyceryl-4 Laurate, Ethylhexylglycerin, Sodium Hyaluronate, Caprylyl Glycol, Adenosine, Centella Asiatica Extract, Disodium EDTA, Hydrolyzed Sodium DNA, Hyaluronic Acid, Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8
GENEBELLE është një markë koreane e kujdesit të lëkurës e fokusuar te rigjenerimi dhe mirëqenia e saj. Produktet e saj përdorin përbërës aktivë të fuqishëm, si PDRN (Polydeoxyribonucleotide), i cili nxit rigjenerimin qelizor, përmirëson elasticitetin dhe rikthen shkëlqimin natyral të lëkurës. Linja e saj kryesore përfshin maska, kremra dhe ampula të dizajnuara për hidratim të thellë, rigjenerim dhe ndriçim, duke reduktuar shenjat e lodhjes dhe dëmtimit nga mjedisi. Formula e butë e Genabelle është e përshtatshme edhe për lëkurën e ndjeshme, ndërsa teknologjia moderne e shpërndarjes së përbërësve siguron që lëkura të përthithë maksimalisht efektet e tyre. E inspiruar nga dermatologjia koreane, marka synon të sjellë kujdes profesional në rutinën e përditshme, duke i dhënë lëkurës pamje të freskët, elastike dhe të rinovuar.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE










