Tashmë zgjidhja për të eleminuar aromën e pakëndëshme të këmbëve dhe gjithashtu për të larguar qelizat e vdekura janë maskat e këmbëve: FRUDIA My Orchard Peach Foot Peeling Mask! Të formuluara me ekstrakt të frutit të pjeshkës, i pasur me lëndë ushqyese, mes tyre dhe vitaminën A, lëmojnë dhe zbusin shputat e këmbëve si të një bebeje. Përbërja me acid salicilik, laktik dhe glikolik sigurojnë largimin e të gjitha qelizave të vdekura të lëkurës, duke minimizuar dhe thembrat e çara. Ndërsa uthulla ju ndihmon në reduktimin e inflamacionit nga infeksionet e ndryshme mykotike. Këto maska gjithashtu përmbajnë përbërësin e patentuar DEO-NATURE, i cili konsiston në përmbajtjen me përbërës natyral duke u kujdesur për aromën e pakëndshme. Në momentin e parë të aplikimit do të vëreni ndjesi frekie, dhe kjo falë ekstrakteve të mentes, e cila do të ofrojë dhe ndjesi çlodhjeje. Kini parasysh që për 4-10 ditë pas përdorimit, qelizat e vdekura do të largohen në mënyrë natyale nga këmbët tuaja, prandaj mos i sforconi duke i hequr manualisht. Këto maska rekomandohen të përdoren nga ata këta persona që:
- kanë kallo të ashpra;
- e ndjejnë lëkurën e këmbës shumë të thatë;
- duan të tregojnë kujdes të këmbëve në kushte shtëpie;
- kanë djersitje të shpeshtë dhe aromë të pakëndshme;
- kanë themrat e çara dhe plasaritura;
-duan trajtim pedikyr në kushte shtëpie;

Formula e tyre është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: parben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

*Maska me efekt eksfoliuese nuk duhet të përdoret nga personat diabetikë.

*1 cope
*40 gr

Pasi të keni larë këmbët tuaja, vendosni qeset përkatëse dhe më pas lidhini. Mbajini ato për rreth 50-60 minuta. Hiqni qeset, dhe shpëlani këmbët me ujë të vakat.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt nga fruti i pjeshkës, uthull, mente, përbërësi i patentuar DEO NATURA, acid salicilik

Lista e plotë e përbërësve

Alcohol Denat., Water, Methylpropanediol, Lactic Acid, Isopropyl Alcohol, Urea, Glycolic Acid, Betaine, Prunus Persica (Peach) Fruit Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Vinegar Extract, Chamaecyparis Obtusa Water, Chenopodium Quinoa Seed Extract, Bambusa Vulgaris Extract, Rosa Davurica Bud Extract, Sodium Hydroxide, Salicylic Acid, Menthol, Disodium EDTA

FRUDIA është bashkimi i emrit "frutit" dhe "dia", një fjalë greke që do të thotë "nga", e cila pasqyron përdorimin e të gjitha ekstrakteve të frutave nga marka koreane, për formulimet e saj shumë të veçanta te produktet. Marka përdor teknologjinë e patentuar R VITA W™, një teknologji fermentimi me një temperaturë të ulët e cila ruan lëndët ushqyese, vitaminat apo farat nga lëvozhgat e ndryshme të frutave. Të gjitha produktet e FRUDIA janë 100% të prodhuara në Kore.

FRUDIA My Orchard Peach Foot Peeling Mask

700 ALL 800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI