Shpesh mund t’ju ndodhi që pas pastrimit të fytyrës me larësin tuaj ujor e ndjeni lëkurën të thatë dhe të tendosur. Kjo ka të bëjë me formulimin e larësit, që mund të jetë agresiv ndaj lëkurës, duke i ndryshuar pH natyral të saj. Por, shpesh edhe pse përdorni larës të përshtatshëm, përsëri mund ta ndjeni lëkurën të thatë dhe të irrituar. Femrat koreane, japin një sugjerim të veçantë, larësit në formë shkume! Vetë shkuma është një konsistencë shumë e butë për lëkurën, madje arrin të penetrojë thellësisht në poret e lëkurës pa krijuar më të voglin acarim. Por, jo të gjithë larësit, kanë mekanizmin për ta nxjerrë përbërjen në formë shkume. Ne, kemi sjell një aksesor shumë praktik, ku do të mund të transformoni çdo larës ujor në shkumë! Me anë të ETUDE HOUSE My Bubble Maker Tool, do të krijoni një konsistencë shkume shumë të butë duke ju nevojitur shumë pak nga larësi juaj. Në këtë mënyrë do të kurseni edhe pastruesin tuaj të fytyrës, duke zgjatur për shumë e më shumë kohë se zakonisht!