-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
DR.MELAXIN Necklinephalt Neck Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
DR.MELAXIN Necklinephalt Neck Cream është një krem i specializuar për kujdesin e zonës së qafës dhe dekoltesë, i formuluar për të përmirësuar elasticitetin, hidratimin dhe pamjen e vijave të holla në këtë zonë delikate. Formula ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe reduktimin e humbjes së tonit, duke e bërë lëkurën të duket më e tendosur dhe më e lëmuar. Kremi është i pasur me peptide dhe përbërës rigjenerues që ndihmojnë në stimulimin e elasticitetit të lëkurës dhe zbutjen e rrudhave horizontale të qafës. Ndërsa, Ceramidet ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe mbrojtjen e lëkurës nga tharja, ndërsa Adenosine ndihmon në përmirësimin e pamjes së vijave të imëta dhe shenjave të lodhjes. Tekstura e kremit është e pasur, por përthithet lehtësisht pa lënë ndjesi të rëndë apo ngjitëse në lëkurë. Me përdorim të rregullt, lëkura e qafës dhe dekoltesë duket më elastike, më e tonifikuar dhe me vijat e holla më pak të dukshme. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurat që kanë humbur elasticitetin në zonën e qafës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*20ml
Aplikojeni kremin në lëkurë të pastër (te zona e qafës), në mëngjes dhe në mbrëmje. Masazhojeni butësisht me lëvizje nga lart drejt nofullës për përthithje sa më të plotë.
Përbërësit “magjik”
Ceramide, peptide, Adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Water, Magnesium Aluminum Silicate, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Sodium Silicate, Citric Acid, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Arbutin, Glutathione, Hydrolyzed Sponge, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Butylene Glycol, Bakuchiol, Adansonia Digitata Seed Oil, Hydrogenated Lecithin, Dimethyl Isosorbide, Ceramide NP, Chondrus Crispus Extract, Hydrolyzed Elastin, Sesamum Indicum (Sesame) Seed Extract, Tocopherol, Collagen Extract, Ceramide AS, Ceramide NS, Ceramide AP, Ceramide EOP, Sodium Hyaluronate
DR.MELAXIN është një brand korean skincare i njohur për formulat e tij inovative që kombinojnë përbërës aktivë me teknologji dermatologjike për të trajtuar problematika të ndryshme të lëkurës. Produktet e tij fokusohen në përmirësimin e teksturës, elasticitetit dhe shkëlqimit të lëkurës, duke ofruar trajtime intensive për pore, pigmentim, hidratim dhe shenja të moshës.
Brandi përdor përbërës të avancuar si peptide, retinol, niacinamide, kolagjen dhe teknologji spicule, të kombinuara me formula që synojnë të japin rezultate të dukshme pa irrituar lëkurën. DR.MELAXIN është veçanërisht i njohur për produktet e tij me efekt peeling, pore care dhe skin renewal, të dizajnuara për të ofruar rezultate të ngjashme me trajtimet profesionale në kushte shtëpie.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













