-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
DR.MELAXIN Aqua Ion Plasma Hydrating Water Gel Mask
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
DR.MELAXIN Aqua Ion Plasma Hydrating Water Gel Mask është një maskë hidratuese me teksturë xheli që ndihmon në hidratimin intensiv, qetësimin dhe freskimin e menjëhershëm të lëkurës. E krijuar për lëkurat që vuajnë nga dehidratimi, tharja ose humbja e shkëlqimit, kjo maskë ndihmon që lëkura të duket më e mbushur, më elastike dhe më e shëndetshme që pas përdorimit të parë. Formula e saj bazohet në teknologjinë Aqua Ion Plasma, e kombinuar me përbërës të fuqishëm hidratues që ndihmojnë në tërheqjen dhe ruajtjen e lagështisë në lëkurë. Përmbajtja e Acidit Hialuronik në forma të ndryshme siguron hidratim në disa shtresa të lëkurës, duke reduktuar ndjesinë e thatësisë dhe tërheqjes. Gjithashtu, formula përmban përbërës qetësues dhe forcues të barrierës së lëkurës, të cilët ndihmojnë në reduktimin e ndjeshmërisë dhe mbrojnë lëkurën nga humbja e lagështisë. Tekstura e saj e freskët në formë xheli ngjitet në mënyrë perfekte në lëkurë dhe ofron një ndjesi të menjëhershme freskie dhe komforti. Ideale për lëkurat e thata, të dehidratuara, të ndjeshme ose të lodhura që kanë nevojë për hidratim intensiv, qetësim dhe rikthimin e shkëlqimit natyral të lëkurës.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.
*1 copë
*25ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
Aqua Ion Plasma, Acid Hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water,Glycerin,Butylene Glycol,Niacinamide,Alcohol Denat.,1,2-Hexanediol,Hydroxyacetophenone,Cyclopentasiloxane,Betaine,PEG-60 Hydrogenated Castor Oil,Arginine,Carbomer,PEG-10 Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer,Cyclohexasiloxane,Xanthan Gum,Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer,Hydroxyethylcellulose,Ethylhexylglycerin,Adenosine,Disodium EDTA,Dipotassium Glycyrrhizate,Panthenol,Melia Azadirachta Leaf Extract,Fragrance,Melia Azadirachta Flower Extract,Nelumbo Nucifera Leaf Extract,Sorbitan Isostearate,Coccinia Indica Fruit Extract,Aloe Barbadensis Flower Extract,Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract,Glucose,Citric Acid,Sodium Glutamate,Ocimum Sanctum Leaf Extract,Sodium Chloride,Potassium Chloride,Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract,Corallina Officinalis Extract,Sodium Citrate,Sodium Hyaluronate,Calcium Lactate,Nicotinoyl Tripeptide-1,Magnesium Carbonate,Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate,Hydrolyzed Hyaluronic Acid,Sodium Acetylated Hyaluronate,Hyaluronic Acid,Hydrolyzed Sodium Hyaluronate,Sodium Hyaluronate Crosspolymer,Sodium DNA,Potassium Hyaluronate
DR.MELAXIN është një brand korean skincare i njohur për formulat e tij inovative që kombinojnë përbërës aktivë me teknologji dermatologjike për të trajtuar problematika të ndryshme të lëkurës. Produktet e tij fokusohen në përmirësimin e teksturës, elasticitetit dhe shkëlqimit të lëkurës, duke ofruar trajtime intensive për pore, pigmentim, hidratim dhe shenja të moshës.
Brandi përdor përbërës të avancuar si peptide, retinol, niacinamide, kolagjen dhe teknologji spicule, të kombinuara me formula që synojnë të japin rezultate të dukshme pa irrituar lëkurën. DR.MELAXIN është veçanërisht i njohur për produktet e tij me efekt peeling, pore care dhe skin renewal, të dizajnuara për të ofruar rezultate të ngjashme me trajtimet profesionale në kushte shtëpie.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













