Nëse po kërkoni një trajtim që t'i dhurojë njëtrajtësim tonit të lëkurës dhe të neutralizojë menjëherë skuqjen në të ju prezantojmë, produktin bestseller: DR. JART+ Cicapair Tiger Grass Color Correcting Treatment SPF22 PA++! Ky trajtim është një nga produktet më të shitura në K-Beauty! Kremi është i formuluar me Tiger Grass, i cili njihet ndryshe si ekstrakt i bimës centella asiatica (përbërës i patentuat nga vetë DR. JART+), një bimë medicinale e cila ka marrë emrin nga një fenomen i zakonshëm në luginat aziatike, ku tigrat për të shëruar plagët e tyre fërkoheshin në gjethet e kësaj bime. Prandaj për shekuj me rradhë është përdorur edhe për trajtimin e plagëve tek njerëzit! Në momentin e parë që e shikoni, ky krem ka ngjyrë jeshile, karakteristike e vetë bimës, por sapo e përhapni në lëkurë do të shikoni ngjyrën karakteristike bezhë, të njëjtë me lëkurën tuaj. Formulimi i tij ndihmon në zbutjen, qetësimin dhe hidratimin e lëkurës, duke e mbrojtur këtë të fundit edhe nga rrezet e dëmshme të diellit, falë formulimit me filtra mineral (oksid zinku dhe dioksid titanium) me SPF22. Nga ana tjetër ky trajtim është i formuluar me niacinamide të cilat ndihmojnë në tkurrjen e poreve, trajtimin dhe zbehjen e njollave post akne. Madje falë formulimit me adenosine dhe tocopherol do të arrini të "fshihni" shenjat e moshës, duke i dhuruar lëkurës elasticitet dhe gjallëri. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për atë me tendencë tharjeje.

*Në një sondazh të kryer nga përdoruesit besnikë të këtij trajtimi ata janë shprehur se:
95% e tyre menjëherë pas aplikimit lëkura ndiehej më e hidratuar.
92% e tyre thanë se lëkura e tyre dukej më pak e skuqur.
91% e tyre thanë se njollat si: hiperpigmentimi apo shenjat post akne, ishin fshehur.
90% e tyre thanë se lëkura kishte një shkëlqim shumë të shëndetshëm.
92% e tyre thanë se tonaliteti i lëkurës njëtrajtësohej menjëherë.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe është i sigurt për lëkurën me ekzemë.

*50ml

 Aplikojeni në lëkurë të pastër dhe të hidratuar. Merrni një sasi të përshtatshme sa një monedhë, dhe aplikojeni në lëkurë. Do të vëreni që kremi ndryshon ngjyrën nga jeshile në bezhë, dhe njëtrajtëson skuqjen. Mund ta përdorni në vend të fondatinës apo BB Cream-it tuaj, ose si primer. 

Këshillë: Mund të aplikoni më shumë sasi në zonat më shqetësuese të lëkurës, kryesisht për të reduktuar skuqjen. Nëse lëkurën e keni shumë të thatë, përdorni në fillim një krem hidratues, prsh: DR. JART+ Cicapair Cream (Season 2).

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i bimës centella asiatica, niacinamide, adenosine, tocopherol

Lista e plotë e përbërësve

Water, Centella Asiatica Leaf Water, Isononyl Isononanoate, Cyclopentasiloxane, Butylene Glycol, Dimethicone, Phenyl Trimethicone, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Beeswax/Cire D'abeille, Glycerin, Diethylhexyl Carbonate, Polyglyceryl-3 Polyricinoleate, Niacinamide, Polymethylsilsesquioxane, Cyclohexasiloxane, Pan-Thenol, Diglycerin, Iron Oxides, Polyglyceryl-4 Diisostearate/Polyhydroxystearate/Sebacate, Dimethicone/Vinyl Dimethi- Cone Crosspolymer, Isododecane, Ethylene/Methacrylate Copolymer, Cetearyl Alcohol, Polyglyceryl-2 Triisostearate, Aluminum Hydroxide, Stearic Acid, Disteardimonium Hectorite, Acrylates/Ammonium Methacrylate Copolymer, Sclerotium Gum, Sodium Benzoate, Acrylates/Dimethicone Copolymer, Hydrogen Dimethicone, Chromium Oxide Greens, Triethyl Citrate, Potassium Sorbate, Fragaria Vesca (Strawberry) Leaf Extract, Disodium EDTA, BHT, Alcohol, Asiaticoside, Aden- Osine, Triethoxycaprylylsilane, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Boron Nitride, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Citrus Grandis (Grapefruit) Peel Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, 1,2- Hexanediol, Anthemis Nobilis Flower Oil, Houttuynia Cordata Extract, Propanediol, Centella Asiatica Extract, Gentiana Lutea Root Extract, Artemisia Absinthium Extract, Achillea Millefolium Extract, Arnica Montana Flower Extract, Polysorbate 20, Aniba Rosodora (Rosewood) Wood Oil, Sodium Glycerophosphate, Selaginella Lepidophylla Extract, Potassium Magnesium Aspartate, Citric Acid, Calcium Gluconate, Madecassoside, Magnesium Gluconate, Centella Asiatica Meristem Cell Culture, Xanthan Gum, Titanium Dioxide, Zinc Oxide.

Ndryshe nga markat e tjera koreane të përkujdesjes së lëkurës, DR.JART+ arriti suksesin e tij të madh, më parë në tregun amerikan, sesa në vendin e origjinës falë vizionit të themeluesit Lee Jin-Wook. Gjithçka nisi me hapjen e dyqanit të tyre të parë në “Fifth Avenue” në New York, e më pas me bashkëpunimin me gjigandin e rrjetit të dyqaneve Sephora. Bashkëthemeluesi i kësaj marke është Dr. Sung-Jae Jung, një ekspert dermatolog që gjatë karrierës së tij kishte zhvilluar shumë kërkime shkencore mbi problematikat e lëkurës së pacientëve të tij. Kështu lindi edhe emri DR.JART+, që nënkupton “Dr. Jung i bashkohet artit të përkujdesjes së lëkurës”. Për këtë markë punojnë një grup i madh dermatologësh, që vazhdojnë kërkimet shkencore për formulime sa më inovative që ndihmojnë në parandalimin e procesit të plakjes dhe i adresohen të gjithë tipeve të lëkurës.

DR. JART+ Cicapair Tiger Grass Color Correcting Treatment SPF22 PA++

4,300 ALL 6,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI