E ndjeni gjatë ditës lëkurën më të thatë dhe të dehidratuar? Dëshironi të një produkt praktik ku mund ta mbani me vete dhe ta përdorni kudo që ndodheni? DR. JART+ Ceramidin Cream Mist është zgjidhja e duhur! Ky spray hidratues ka përbërjen e kremit:  DR. JART+ Ceramidin Cream që ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës! Pra, është i formuliar me kompleksin e patentuar të vetë markës Ceramidin Complex™️, me 5 lloje të ndryshme keramidesh, falë të cilave me vetëm një sprucim do të keni një lëkurë të hidratuar. Ky mist hidratues është i formuluar me shtresë të dyfishtë, ujë dhe vaj, mjafton ta tundni përpara përdorimit, dhe do të mundësojnë hidratim të thellë, duke luftuar dehidratimin dhe forcuar barrierën mbrojtëse. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për atë të dehidratuar. Për efekte maksimale sugjerohet të përdoret së bashku me kremin hidratues të linjës: DR. JART+ Ceramidin Cream

Formula e tij është jo-komedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*110ml

Tundeni mirë para përdorimit. Sprucojeni në fytyrë sa herë të keni nevojë për ndjesi hidratimi dhe freskie, apo edhe në zona të tjera të trupit ku e shihni të nevojshme. Mund të përdoret edhe sipër makeup-it.

Përbërësit "magjik"

Ceramidin Complex™

Lista e plotë e përbërësve

Water, Triethylhexanoin, Methylpropanediol, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Amaranthus Caudatus Seed Extract, Rhodiola Rosea Extract, Hydrogenated Lecithin, Elaeis Guineensis (Palm) Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Pogostemon Cablin Oil, Butylene Glycol, Polyglyceryl-10 Myristate, Trehalose, Xylitylglucoside, Cellulose Gum, Anhydroxylitol, Xylitol, Ceramide NP, Sucrose Distearate, Glyceryl Stearate, Ceramide AS, Ceramide AP, Ceramide NS, Cholesterol, Ceramide EOP, Ethylhexylglycerin, Citronellol, Geraniol, Linalool

Ndryshe nga markat e tjera koreane të përkujdesjes së lëkurës, DR.JART+ arriti suksesin e tij të madh, më parë në tregun amerikan, sesa në vendin e origjinës falë vizionit të themeluesit Lee Jin-Wook. Gjithçka nisi me hapjen e dyqanit të tyre të parë në “Fifth Avenue” në New York, e më pas me bashkëpunimin me gjigandin e rrjetit të dyqaneve Sephora. Bashkëthemeluesi i kësaj marke është Dr. Sung-Jae Jung, një ekspert dermatolog që gjatë karrierës së tij kishte zhvilluar shumë kërkime shkencore mbi problematikat e lëkurës së pacientëve të tij. Kështu lindi edhe emri DR.JART+, që nënkupton “Dr. Jung i bashkohet artit të përkujdesjes së lëkurës”. Për këtë markë punojnë një grup i madh dermatologësh, që vazhdojnë kërkimet shkencore për formulime sa më inovative që ndihmojnë në parandalimin e procesit të plakjes dhe i adresohen të gjithë tipeve të lëkurës.

DR. JART+ Ceramidin Cream Mist

3,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI