-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
Për shkak të fluksit të lartë të porosive, dërgesat mund të kenë vonesa 24–48 orë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin tuaj. Po punojmë që çdo porosi të dërgohet sa më shpejt. 💙
Popup Minimal
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
Dr.FORHAIR Heritage April Muguet Treatment
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Korrik 02 dhe Korrik 03.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Dr.FORHAIR Heritage April Muguet Treatment është trajtimi i avancuar nga linja ekskluzive Heritage, i krijuar për të ushqyer dhe rigjeneruar thellësisht flokët në gjatësi, duke i bërë më të fortë, më të dendur dhe me një pamje më të shëndetshme. Formula e pasur përmban kompleksin unik Polygen Vital Complex 5X™, që përfshin Biotinë, Ceramide NP, Idebenone, Palmitoyl Pentapeptide‑4 dhe Vitaminë E (Tocopherol), përbërës me veti rigjeneruese dhe antioksiduese, të cilët riparojnë dëmtimet në fibrat e flokut, përmirësojnë elasticitetin dhe hidratojnë thellësisht çdo fijë. Ndërsa, shtimi i niacinamideve dhe panthenolit (Vitaminë B5) në formulë shton hidratimin dhe butësinë, duke parandaluar tharjen. Ky trajtim aplikohet pas larjes, duke u fokusuar në gjatësi dhe majat e flokëve, ku depërton thellë për të rigjeneruar dhe forcuar çdo fijë flokut, duke parandaluar thyerjet dhe duke i dhënë një ndjesi të butë dhe të lëmuar. Aroma e rafinuar “April Muguet”, me nota të freskëta të luleve, krijon një përvojë të këndshme dhe relaksuese gjatë çdo përdorimi, duke e kthyer rutinën e kujdesit për flokët në një moment të veçantë kënaqësie dhe freskie për trupin dhe mendjen. I përshtatshëm për të gjitha llojet e flokëve, veçanërisht për flokët e hollë dhe të dëmtuar, që kërkojnë rigjenerim dhe forcim të thellë në gjatësi.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*500ml
Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokut. Mbajeni për 5 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. Në shijoni flokët tuaja të buta dhe plot shëndet.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit "magjik"
Biotinë, Ceramide NP, Idebenone, Palmitoyl Pentapeptide-4, Vitaminë E (Tocopherol), Niacinamide, Panthenol (Vitaminë B5)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Sodium C14-16 Olefin Sulfonate, Glycerin, Lauryl Betaine, Disodium Laureth Sulfosuccinate, Fragrance, Ceramide NP, Biotin, Hydroxydecyl Ubiquinone, Palmitoyl Pentapeptide-4, Tocopherol, Menthol, Cetearyl Alcohol, Coco-Betaine, Potassium Benzoate, Sodium Chloride, Lauryl Hydroxysultaine, Citric Acid, Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Polyquaternium-10, Sorbitol, Dexpanthenol, Butylene Glycol, Polyquaternium-67, Salicylic Acid, Trihydroxystearin, Styrene/Acrylates Copolymer, Ethylhexylglycerin, Niacinamide, Disodium EDTA, Coco-glucoside, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Polydecene, Sodium Benzoate, Sodium Citrate, Lecithin, Polysorbate 80, Benzoic Acid, 1,2-Hexanediol, Limonene, Benzyl Benzoate, Hexyl Cinnamal, Citronellol, Linalool, Geraniol, Citral.
Dr. FORHAIR është një markë globale për kujdesin e kokës në konstante kërkimi për flokë të bukur dhe skalp të shëndetshëm! E themeluar në vitin 2014, Dr. FORHAIR është e përkushtuar të adresojë probleme të ndryshme të flokëve dhe kokës përmes programeve të kujdesit profesional të kuruar. Dr. FORHAIR ka 22 qendra për kujdesin e kokës, një sallon bukurie të specializuar në programet e avancuara të kujdesit të kokës dhe flokëve, dhe një laborator që fokusohet në kërkimin dhe zhvillimin e kujdesit të kokës/flokut të vendosur në Korenë e Jugut për të siguruar ruajtjen e një skalpi të shëndetshëm. Dr. FORHAIR, e dinë se kujdesi i kokës është themeli për të pasur flokë të shëndetshëm dhe të bukur. Kështuqë, produktet e tyre janë formuluar me përbërës të dobishëm që premtojnë të nxjerrin në pah më të mirën e shëndetit, flokë të bukur me një skalp të shëndetshëm dhe të pastër!
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













