DR. ALTHEA Natural Brightening Velvet Mask është sheet mask (maskë prej pëlhure) e njomur në esencë. Perfekte për njollat e krijuara nga rrezet e dëmshme të diellit apo ato post-akne, dhe kjo falë perbërësve si tërshëra dhe ekstrakti i orizit. Ata njihen për efektin e tyre kundër hiperpigmentimit të lëkurës dhe gjtihashtu për eksfolimin e qelizave të vdekura në të. Një tjetër përbëres “magjik” në esencën e kesaj maske, ështe një proteinë me prejardhje nga qumështi, me veti ushqyese për lëkurën, që rrit elasticitetin dhe mirëqënien e plotë të saj. Veçori për tu theksuar është edhe se përbërja me nano-mikrofibra e pëlhurës së saj, e bën më të përshtatshme për lëkurën dhe esenca perthithet 4 herë më shumë sesa te maskat e tjera tradicionale të këtij lloji.

E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, e sidomos për atë të ndjeshme dhe me hiperpigmentim.

*27gr
*1 copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 20-30 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i rrënjës së bimës Licorice, ekstrakt nga Çaji Jeshil, ekstrakt nga orizi, ekstrakt mjalti, shea butter

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Methylpropanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Polysorbate 60, Sorbitan Stearate, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, hexylene glycol, Butylene Glycol , Arginine, Carbomer, Hydroxyethylcellulose, hydroxyacetophenone, Allantoin, Trehalose, Sorbitan Isostearate , PEG-20 Hydrogenated Castor Oil, 1,2-Hexanediol, Sucrose Cocoate, Squalane, Lactobacillus Ferment Lysate, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Bifida Ferment Lysate, Zingiber Officinale (Ginger) Root Extract, Schizandra Chinensis Fruit Extract, Coptis Japonica Root Extract, Saccharomyces Ferment Lysate Filtrate, Citrus Grandis (Grapefruit) Seed Extract, Disodium EDTA, Tocopheryl Acetate, Panthenol, Oryza Sativa (Rice) Extract, Acorus Calamus Root Extract, Avena Sativa (Oat) Meal Extract, Milk Protein Extract, Glyceryl Caprylate , Sodium Hyaluronate, Caprylyl Glycol, Honey Extract, Cocos Nucifera (Coconut) Fruit Extract, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Perilla, Ocymoides Leaf Extract, Fragrance

ALTHEA është një markë koreane me plot kuptimin e fjalës… Domethënia e emrit të saj vjen nga: “Dr.”, që përfaqëson kërkimin shkencor dhe ekspertizën në procesin e krijimit të produkteve dhe “Althea”, lulja kombëtare e Koresë së Jugut, që përfaqëson vendin që frymëzon një qasje të re ndaj përkujdesjes së lëkurës. Themelimi i markës ka për qëllim kombinimin e estetikës së lartë dhe formulave inovative të produkteve. Këto formulime përmbajnë përbërës natyral, efektiv dhe të sigurtë, për të krijuar produkte me cilësi të lartë. Ndërkohë DR. ALTHEA zhvillon kërkime të hollësishme për të gjetur shkakun që qëndron mbrapa problematikave të ndryshme të lëkurës, duke i dhënë përgjigje me produktet e saj.

DR. ALTHEA Natural Brightening Velvet Mask (1pc.)

500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI