DR. ALTHEA 147 Barrier Cream

3,000.00 ALL 1,800.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.

Përshkrimi

DR. ALTHEA 147 Barrier Cream është një nga produktet më të vlerësuara për kujdesin ndaj lëkurës, falë aftësisë së tij për të rikthyer balancën, forcën dhe butësinë natyrale të saj. Ky krem ofron një trajtim të plotë: hidraton në thellësi, ushqen intensivisht dhe forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës, veçanërisht për lëkurat e thata, sensitive ose të dehidratuara. Formula e tij përmban përbërës të përzgjedhur me kujdes si Paeonia Albiflora, një ekstrakt i patentuar që ndihmon në qetësimin e skuqjeve dhe përmirëson rigjenerimin e lëkurës, Ekstrakti i frutit të avokados, i pasur me acide yndyrore dhe vitamina që ushqejnë dhe zbusin lëkurën menjëherë, si dhe Tocopherol (Vitamina E), e njohur për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese. Për një hidratim të thellë, kremi është formuluar me 7 shtresa të acidit hialuronik, që depërtojnë në thellësi dhe ruajnë lagështinë për orë të tëra. Në të njëjtën kohë, përmbajtja e lartë e Ekstraktit të Artemisia Princeps dhe Brassica Oleracea Acephala ndihmon në qetësimin, mbrojtjen dhe riparimin e lëkurës, duke e bërë atë më të butë dhe më elastike dita-ditës. Me një teksturë të lehtë, kremoze dhe që përthithet shpejt, ky krem nuk lë ndjesinë e yndyrës.
Është ideal për përdorim të përditshëm, veçanërisht për ata që kërkojnë një zgjidhje efektive dhe të besueshme për lëkurën e ndjeshme, të thatë apo të dehidratuar.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

*50ml

Përdorimi

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Paeonia Albiflora, Ekstrakt i frutit të avokados, tocopherol (Vitamina E), acid hialuronik, Ekstrakt Artemisia Princeps, Brassica Oleracea Acephala

Lista e plotë e përbërësve

water, glycerin, dipropylene glycol, cetearyl alcohol, caprylic/capric triglyceride, methyl trimethicone, hydrogenated polydecene, 1,2-hexanediol, phenyl trimethicone, vegetable oil, dimethicone/vinyl dimethicone crosspolymer, glyceryl stearate se, coptis japonica root extract, artemisia princeps leaf extract, persea gratissima (avocado) fruit extract, brassica oleracea acephala leaf extract, hydrolyzed gardenia florida extract, paeonia albiflora flower extract, hydrogenated lecithin, sodium hyaluronate, cetearyl olivate, palmitic acid, sorbitan olivate, c12-16 alcohols, behenyl alcohol, stearic acid, microcrystalline cellulose, cetearyl glucoside, butylene glycol, ethylhexylglycerin, ammonium acryloyldimethyltaurate/vp copolymer, polyglyceryl-10 myristate, glyceryl polymethacrylate, cellulose gum, cholesterol, ceramide np, disodium edta, glyceryl stearate, methylpropanediol, maltodextrin, guaiazulene, ceramide as, ceramide ap, arginine, carbomer, ceramide ns, ceramide ng, tocopherol, dimethylsilanol hyaluronate, hydrolyzed sodium hyaluronate, hydrolyzed hyaluronic acid, potassium hyaluronate, hyaluronic acid, sodium hyaluronate crosspolymer, hydroxypropyltrimonium hyaluronate, sodium hyaluronate dimethylsilanol, sodium acetylated hyaluronate, ceramide eop

Marka

ALTHEA është një markë koreane me plot kuptimin e fjalës… Domethënia e emrit të saj vjen nga: “Dr.”, që përfaqëson kërkimin shkencor dhe ekspertizën në procesin e krijimit të produkteve dhe “Althea”, lulja kombëtare e Koresë së Jugut, që përfaqëson vendin që frymëzon një qasje të re ndaj përkujdesjes së lëkurës. Themelimi i markës ka për qëllim kombinimin e estetikës së lartë dhe formulave inovative të produkteve. Këto formulime përmbajnë përbërës natyral, efektiv dhe të sigurtë, për të krijuar produkte me cilësi të lartë. Ndërkohë DR. ALTHEA zhvillon kërkime të hollësishme për të gjetur shkakun që qëndron mbrapa problematikave të ndryshme të lëkurës, duke i dhënë përgjigje me produktet e saj.

Reviews

Shpërndani

3,000.00 ALL 1,800.00 ALL