Kremi hidratues Midnight Blue Calming Cream ështe një nga produktet më të shitura të KLAIRS, dhe nuk është thjesht një rastësi. Ky krem qetëson lëkurën shumë të irrituar dhe të stresuar falë përmbajtjes së tij me guaiazulene, i ekstraktuar nga vaji i lules së kamomilit, që i jep kremit ngjyrën karakteristike blu. Ndërsa Centella Asiatica i dhuron lëkurës hidratim dhe qetëson skuqjen e saj. I përshtatshëm për lëkurën sensitive, atë me tendencë akneike dhe atë të yndyrshme. Gjithashtu ky krem mund të aplikohet si trajtues dhe qetësues për: djegien e shkaktuar nga rrezet e diellit (aftersun), irritimit të shkaktuar pas depilimit, irritimit të shkaktuar pas ekstraktimit të akneve nga një trajtim profesional dhe pas procedurës së lazerit. Niveli i tij i pH është 7.11.

*60ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

guaiazulene, ekstrakt nga bima Centella Asiatica

Lista e plotë e përbërësve

Aqua(Water), Cetyl EthylHexanoate, Glycerin, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Centella Asiatica Extract, Sorbitan Stearate, Argania Spinosa Kernel Oil, Butyrospermum Parkii(Shea) Butter, Cetyl Alcohol, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Sorbitan Sesquioleate, Glyceryl Stearate, Stearic Acid, Tromethamine, Portulaca OIeracea Extract, Anthemis Nobilis Flower Extract, Candelila Cera, Chlorphenesin, Polysorbate 60, 1,2-Hexanediol, Hydrogenated Lecithin, Tocopheryl Acetate, Xanthan Gum, Acrylates/Ci0-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Brassica Oleracea Italica(Broccoli) Extract, Morus Alba Bark Extract, Guaiazulene, Ceramide NP, Sodium Hyaluronate, Acetyl Glutamine, Lecithin, Bacillus/Folic Acid/Soybean Ferment Extract, Caprylyl Glycol, Sh-Oligopeptide-1, Sh-Oligopeptide-2, Sh-Polypeptide-1, Sh-Polypeptide-1, Sh-Polypeptide-9, Acetyl Hexapeptide-8

KLAIRS është një markë e cilësisë së lartë në botën e K-Beauty, pjesë e gjigandit të kozmetikës, Wishtrend. Që prej krijimit të saj në vitin 2010, ajo i ka qëndruar besnike filozofisë "Simple, but enough!" (E thjeshtë, por mjaftueshëm!). Kjo markë ka besimin se edhe produktet me formulime të thjeshta dhe pa përbërës të dëmshëm, sjellin rezultate të shkëlqyera për të gjithë tipet e lëkurës. Përbërja e tyre është hipoalergjike dhe të gjitha këto produkte janë të përshtatshme për lëkurën me sensitivitet të lartë. Ndër vite, KLAIRS ka fituar popullaritet të lartë falë fjalëve të mira të thëna nga konsumatorë që mbeten gjithmonë të kënaqur. Pa harruar këtu dhe një pikë tjetër të fortë, raportin e drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimeve të arsyeshme të produkteve të saj. Gjithashtu KLAIRS është një nga markat më miqësore me mjedisin dhe kafshët, sepse prodhon produkte vegane, të pa testuara në kafshë dhe e nënvizon gjithmonë faktin se ky koncept abuziv është i gabuar e duhet luftuar. Ka fituar 20 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Shembuj të këtij suksesi janë: toneri “Supple Preparation Facial Toner” dhe serumi me vitaminë C “Freshly Juiced Vitamin Drop”, që secili është shitur me mbi 1 milion herë. 

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

KLAIRS Midnight Blue Calming Cream

3,200 ALL 3,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI