DEAR DOER Break Body Scrub, është scrub për trupin, i cili largon butësisht qelizat e vdekura të lëkurës, duke e lënë këtë të fundit të butë dhe të mbushur plot me hidratim. Formulimi, me grimca të bollshme kripe me minerale të marra nga liqeni i pastër Tresal në rajonin alpin të Andeve, do ndihmojë mënyrë efektive procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe papastërtive që grumbullohen nga agjentët e jashtëm.  Nga ana tjetër, përmbajtja me karbon, një përbërës i shkëlqyer me funksione të larta adsorbimi, ndihmon në  kontrollin e sebumit të tepër, ndërkohë ekstrakti i gjetheve të Eucalyptus Globulus e mbron lëkurën nga dëmtimet e radikaleve të lira dhe forcon barrierën e lëkurës. Falë përmbajtjes me Allantoin, përbërës natyral me efekte të shkëlqyera qetësuese dhe mbrojtëse të lëkurës përdorimin e tij është i përshtatshëm edhe për lëkurat sensitive. Jo vetëm që ofron një eksperiencë të freskët dhe relaksuese për kujdesin e lëkurës suaj, por është gjithashtu i përshtatshëm edhe për meshkujt. I formuluat për të pasur një ndikim të pozitshëm në lëkurën tuaj, duke lënë të dy gjinitë të shijojnë një lëkurë të butë dhe të freskët. Prandaj, mos ngurroni ta provoni dhe të përfitoni nga pamja dhe ndjenja e një trupi të kujdesshëm.

Formula e saj është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës DEAR DOER, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.

*300ml

Gjatë dushit aplikoni një sasi të konsiderueshme në trup të lagur dhe masazhojeni butësisht. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Përbërësit "magjik"

 kripe, ekstrakti i gjetheve të Eucalyptus Globulus, Allantoin

Lista e plotë e përbërësve

SODIUM CHLORIDE, GLYCERIN, WATER, SODIUM LAUROYL GLUTAMATE, PROPANEDIOL , POTASSIUM COCOYL GLYCINATE, DIGLYCERIN, HYDROXYPROPYL STARCH PHOSPHATE, DISODIUM COCOAMPHODIACETATE, LAURIC ACID, CITRIC ACID, POTASSIUM BENZOATE, HYDROXYACETOPHENONE,  FRAGRANCE, SALICYLIC ACID, POLYQUATERNIUM-22,  POLYACRYLAMIDE, XANTHAN GUM, C13-14 ISOPARAFFIN, DISODIUM EDTA,  CHARCOAL POWDER, LAURETH-7, ALLANTOIN, HEXYLENE GLYCOL,  BUTYLENE GLYCOL, 1,2-HEXANEDIOL, EUCALYPTUS GLOBULUS LEAF EXTRACT, LACTOBIONIC ACID

Dear Doer është një markë bukurie, vegane që sjell gëzim në jetën e përditshme me përbërës ushqyes dhe një aromë gjallëruese. Nëse ndiheni të mbërthyer në monotoninë e rutinës së përditshme, merrni një moment për t'i shtuar qëllimin atyre momenteve. Detyrat që dikur i shihnit si të lodhshme, tani mund të sjellin vlerë dhe lumturi në ditën tuaj. Dear Doer është një burim frymëzimi dhe inkurajimi që frymëzon vrullin përpara. Aroma e tyre karekterisike është e krijuar në bashkëpunim me një kompani globale të parfumeve me 100 vjet histori me bazë në Grasse, Francë - kryeqyteti i parfumeve në botë. Me burim nga lulet aromatike të Grasse dhe prodhuar nëpërmjet metodave tradicionale që mbrojnë mjedisin. Aroma e tyre do të sjellë një prekje pozitiviteti në hapësirën dhe ditën tuaj. Gjithashtu, të gjitha produktet  vegane janë bërë me përbërës natyralë, me bazë bimore dhe nuk testohen kurrë te kafshët.

DEAR DOER Break Body Scrub

3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI