COSRX Ultimate Nourishing Rice Overnight Spa Mask, është një maskë për fytyrën, që siç e shpjegon dhe emërtimi i saj, përdoret në rutinën e mbrëmjes dhe mund të flini gjumë teksa e keni aplikuar. Është e formuluar me 65% ekstrakt nga orizi. Ky i fundit është një përbërës natyral shumë i njohur dhe i përdorur në Azi, i cili lufton hiperpigmentin e lëkurës, duke e hidratuar dhe lëmuar atë. Kësaj vetie të mirë të orizit i bashkohet edhe niacinamide, dhe të dy ndihmojnë në heqjen e njollave, duke parandaluar krijimin e tyre. Ka një konsistencë të lehtë dhe përthithet lehtësisht nga lëkura, prandaj mund të përdoret edhe si krem hidratues në mëngjes apo mbrëmje.

Niveli i tij i pH është 6.5.

 

*60ml

Aplikojeni në mbrëmje, në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë. Në mëngjes, pastrojeni fytyrën me larësin tuaj. Sipas dëshirës mund të përdoret edhe si krem hidratues në mëngjes apo mbremje.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt nga orizi (Oryza Sativa), vaj nga farat e bimës Helianthus Annuus (luledielli), niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Oryza Sativa (Rice) Extract, Butylene Glycol, Glycerin, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Betaine, Niacinamide, Dimethicone, 1,2-Hexanediol, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Elaeis Guineensis (Palm) Oil, Elaeis Guineensis (Palm) Kernel Oil, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Cetearyl Alcohol, Ethylhexylglycerin, Arginine, Carbomer, Allantoin, Xanthan Gum

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

COSRX Ultimate Nourishing Rice Overnight Spa Mask

2,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI