-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
COSRX The Vitamin C 13 Serum
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shkurt 14 dhe Shkurt 15.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Marka inovative COSRX, prezanton COSRX The Vitamin C 13 Serum . Ky serum ndryshe nga serumi COSRX The Vitamin C 23 Serum, përmban 13% vitaminë C të pastër, duke targëtuar shenjat post akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës. Vitamina C njihet për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, të cilat mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe dëmtimet e ndryshme qelizore. Nga ana tjetër nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta. Ndërsa formulimi me niacinamide, rrit fuqinë antioksiduese vitaminës C për t'ju adresuar problematikave të lëkurës të sipërpërmendura. Gjithashtu niacinamidet ndihmojnë në tkurrjen e poreve të lëkurës.Por nuk mbaron këtu! Formulimi me tokotrienol (vitaminë E), ka efekt antioksidues deri në 50 herë më shumë se tokoferoli. Bashkëveprimi i vitaminës C dhe E dyfishojnë efektivitetin në lëkurë, të njëra-tjetrës! Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe për të gjithë tipet e lëkurë.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*20ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, tundeni shishen lehtësisht 1-2 herë dhe aplikoni disa pika në lëkurë. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+ ose më të lartë.
Përbërësit "magjik"
vitaminë C, tocotrienol, acid hialuronik, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Ascorbic Acid (13%), Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Tromethamine, 3-0-Ethyl Ascorbic Acid, Panthenol, Acetyl Glucosamine, Caffeine, Sodium Hyaluronate, Sodium Sulfite, Disodium EDTA, Glutathione, Adenosine, Gardenia Florida Fruit Extract, Allantoin, Dextrin, Squalane, Tocotrienols, Tocopherol, Elaeis Guineensis (Palm) Oil, Arginine, Niacinamide, Pentylene Glycol, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE