COSRX Refresh AHA BHA Vitamin C Lip Plumper sapo është futur në koleksionin e KORAL SECRETS! Ky produkt është një balm që me aplikimin e parë do të vëreni zbutje dhe hidratim të thellë të buzeve, por sidomos volum tek to! Formulimi me përbërësit aktiv, si: acidi glikolik AHA, acidi salicilik BHA, dhe vitamina C, do t'i ofrojnë eksfolim të butë buzëve duke i ofruar atyre shkëlqim. Konsistenca e tij është prej xheli dhe shkrihet butësisht mbi buzë duke përdorur temperaturën e vetë trupit. Sugjerohet të përdoret kurdoherë që dëshironi t'i ndjeni buzët tuaja me volum, si dhe eshte nje "primer" shumë i mirë para vendosjes së buzëkuqit. Mund t'a aplikoni kurdoherë që dëshironi t'i ndjeni buzët tuaja plot volum. 

Formula e tij është e pastestuar në kafshë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe natyrale.

*20gr

Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht mbi buzët tuaja. Do të vëreni një ndjesi pickimi, për shkak të efektit të volumit që do t'i dhurojë buzëve tuaja, të shkaktuar nga përbërësi të cilin ai e përmban Vanillyl Butyl Ether.

Përbërësit "magjik"

AHA, BHA, Vitaminë C

Lista e plotë e përbërësve

Petrolatum, Hydrogenated Polyisobutene, Polyisobutene, Phytosteryl/Isostearyl/Cetyl/Stearyl/Behenyl Dimer Dilinoleate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Diisostearyl Malate, Ethylene/Propylene/Styrene Copolymer, Sorbitan Sesquioleate, Microcrystalline Wax, Vanillyl Butyl Ether ,Butylene/Ethylene/Styrene Copolymer, Ethylhexylglycerin, Water, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Butylene Glycol, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Amber Powder, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Moringa Oleifera Seed Oil, Magnesium Ascorbyl Phosphate, Citric Acid, Betaine Salicylate, Anemarrhena Asphodeloides Root Extract

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

COSRX Refresh AHA BHA Vitamin C Lip Plumper

2,500 ALL 3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI