Kremi COSRX Pure Fit Cica është një krem hidratues qetësues, i cili qetëson menjëherë lëkurën e dëmtuar ose të irrituar. Përthithet lehtësisht pa lënë ndjesinë e yndyrosjes në lëkurë, edhe nëse vendosni një shtresë të trashë mbi të. I formuluar me Kompleksin Pure Fit Cica-7 dhe ekstraktin e lëkurës së shelgut të Pinus Pinaster. Përbërja CICA-7 Complex ka përqëndrimin më të lartë ndër gjithë produktet me centella asiatica ose siç njihet cica, me plot 7 përbërës nga vetë bima: ekstrakt centella asiatica, ekstrakt nga gjethja e centella asiatica, ekstrakt nga rrënja e centella asiatica, asiaticoside, acid asiatic, acid madecassic,madecassoside. Ky krem do i japë lëkurës një efekt qetësues, duke ndihmuar në forcimin e barrierës së saj. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

*50ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit “magjik”

Cica, 7 përbërës të bimës Centella Asiatica (ekstrakt centella asiatica, ekstrakt nga gjethja e centella asiatica, ekstrakt nga rrënja e centella asiatica, asiaticoside, acid asiatic, acid madecassic,madecassoside)

Lista e plotë e përbërësve

Centella Asiatica Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Centella Asiatica Root Extract, Butylene Glycol, Glycerin, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Beeswax, Panthenol, Cetearyl Alcohol, Cyclomethicone, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Arginine, Allantoin, Carbomer, Water, Pinus Pinaster Bark Extract, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Madecassoside, Sodium Hyaluronate

COSRX Pure Fit Cica Cream

3,200 ALL 3,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI