COSRX Acne Pimple Master

Përmban ngjitëse në tre madhësi të ndryshme sipas nevojës, dhe duke i vendosur gjatë natës, ato nxisin procesin e shërimit dhe eliminojnë infeksionin dhe bakteriet, që janë shkaktarët kryesorë të akneve

*24 ngjitëse

COSRX Clear Fit Master Patch

Këto ngjitëse vendosen mbi akne duke përshpejtuar procesin shërues dhe duke parandaluar nga një infektim i dytë i akneve me inflamacion (të qelbëzuara). Ato janë aq të vogla dhe të holla, saqë nuk dallohen aspak me sy të lirë, madje duke aplikuar edhe krem pudër mbi to, bëhen të padukshme. Në këtë mënyrë, mund t’i përdorni me lehtësi gjatë ditës sepse nuk lëvizin dhe nuk do t’ju shkaktojnë aspak bezdi.

*18 ngjitëse

COSRX Acne Pimple Master

Në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj.

Mbajeni gjatë gjumit dhe hiqeni në mëngjes

COSRX Clear Fit Master Patch

Në mëngjes, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj dhe makeup-it.

COSRX Acne Pimple Master

Lista e plotë e përbërësve

Cellulose gum, Styrene Isoprene Styrene Block Copolymer, Polysobutylene, Petroleum Resin, Polyurethane Film, Liquid Paraffin, Tetrakis Methane

COSRX Clear Fit Master Patch

Përbërësit "magjik"

përbërja Somadermspot - S

Lista e plotë e përbërësve

Polyurethane Film, Cellulose Gum, Styrene Isoprene Styrene Block Copolymer, Polyisobutylene, Petroleum Resin, Liquid Paraffin, Tetrakis Methane

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

COSRX Acne Pimple & Clear Fit Master Patch

1,200 ALL 1,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI