Nëse gjithmonë keni ndjerë nevojën për të patur një hidratim që të zgjasë gjatë gjithë ditës, COSRX ju vjen në ndihmë me kremin hidratues Hydrium Green Tea Aqua Soothing Gel Cream. Përbërësi kryesor i tij është panthenoli, formë e vitaminës B5, një anti-inflamator dhe hidratues i fuqishëm për lëkurën. Ndërsa Çaji Jeshil dhe ekstrakti i bimës Aloe Vera, e ushqejnë dhe e qetësojnë atë. Falë përbërjes së tij prej xheli, ky hidratues i jep lëkurës një ndjesi të freskët dhe ul temperaturën e vatrave të nxehta në të, duke e bërë shumë të përshtatshëm për përdorim pas aktivitetit fizik apo qëndrimit në diell.

Ideal për lëkurën e yndyrshme, sepse konsistenca e tij është e lehtë dhe përthithet shumë shpejt pa e rënduar aspak atë.

*50ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

panthenol (vitaminë B5), ekstrakt i gjethes së bimës Camellia Sinensis, allantoin, ekstrakti i gjethes së bimës Aloe Vera

Lista e plotë e përbërësve

Water, Propanediol, Camellia Sinensis Leaf Extract, Glycerin, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Panthenol, Tromethamine, Butylene Glycol, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Allantoin, Aloe Ferox Leaf Extract, Ethylhexylglycerin, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Disodium EDTA, Hydrolyzed Hibicus Esculentus Extract, Lupinus Albus Seed Extract, Moringa Oleifera Seed Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

 

COSRX Hydrium Green Tea Aqua Soothing Gel Cream

1,700 ALL 2,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI