-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
COSRX AHA 7 Whitehead Power Liquid
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shkurt 13 dhe Shkurt 14.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
COSRX AHA 7 Whitehead Power Liquid është një toner eksfoliues kimik, shumë efektiv në largimin e qelizave të vdekura, shpërberjen e pikave të zeza dhe të bardha të krijuara nga bllokimi i poreve dhe sebumi i tepërt. Veçoria e këtij produkti ështe se në përmbajtjen e tij nuk ka ujë mineral, por ujë nga fruti i mollës, që maksimizon benefitet e eksfolimit. I formular me 7% acid glikolik, bën të mundur largimin e shtresës së sipërme të qelizave të vdekura, duke nxjerrë në pah lëkurën e re dhe të shëndetshme. Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave të plakjes, dhe atyre të akneve. Ndërkohë, niacinamide, një formë e vitaminës B3, minimizon skuqjen dhe irritimin. Panthenoli dhe acidi hialuronik i falin lëkurës hidratim të plotë. Përdorimi i këtij produkti rrit ndjeshmërinë ndaj rrezeve të dëmshme të diellit, për këtë arsye është i domosdoshëm aplikimi i kremit mbrojtës.
*100ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+.
Përbërësit "magjik"
ujë nga fruti i mollës, acid glikolik, niacinamide, panthenol, sodium hyaluronate
Lista e plotë e përbërësve
Pyrus Malus (Apple) Fruit Water, Butylene Glycol, Glycolic Acid, Niacinamide, Sodium Hydroxide, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Sodium Hyaluronate, Xanthan Gum, Ethyl Hexanediol
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE