Një nga esencat më të shitura, më të preferuara dhe më efektive të markës COSRX dhe të K-Beauty. Tashmë në botën e përkujdesjes së lëkurës janë krijuar dhe prodhuar me qindra produkte me përbërjen e sekrecionit të kërmillit, por COSRX Advanced Snail 96 Mucin Power Essence ka përqëndrimin dhe pastërtinë më të lartë ndër to, me plot 96.3% të këtij sekrecioni. Vetitë e tij janë të shumta dhe sidomos njihet për fuqinë rigjeneruese dhe hidratuese për lëkurën shumë të dëmtuar. Sekrecioni i filtruar i kërmillit përmban vitamina dhe veti ushqyese dhe ripërtëritëse për lëkurën, duke targetuar: dehidratimin dhe zonat e ashpra të saj; shpërthimet dhe inflamacionin e akneve si edhe njollat e shkaktuara nga ato; hiperpigmentimin e lëkurës.
Kjo esencë premton mrekulli prandaj nuk duhet të mungojë në rutinën tuaj. Duke e përdorur në mënyrë të vazhdueshme do të ndjeni lëkurën tuaj plotësisht të ndryshuar, plot gjallëri e shkëlqim!
E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, me një nivel pH 6.5.
*100ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
sekrecion i filtruar i kërmillit, sodium hyaluronate
Lista e plotë e përbërësve
Snail Secretion Filtrate, Betaine, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Sodium Polyacrylate, Phenoxyethanol, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Ethyl Hexanediol, Carbomer, Panthenol, Arginine