Një prej produkteve "Best Seller" të markës Cos De BAHA, është pikërisht kremi: Cos De BAHA PC M.A Peptide Cream. Kjo për faktin sepse ky krem është i formuluar me përbërës të fuqishëm antirrudhë të cilët, arrijnë të zhdukin rrudhat aktuale dhe të parandalojnë krijimin e atyre të rejave! Nga vetë emri që ka ky krem ka përmbajtje peptidesh, të cilat në vetvete janë aminoacide me disa proteina shumë të nevojshme për lëkurën. Një ndër këto proteina, ndër më të rëndësishmet është kolagjeni i cili përbëhet nga 3 zinxhirë polipeptidikë. Ndaj shtimi i peptideve në rutinë, stimulon lëkurën tuaj të prodhojë kolagjen, duke premtuar një lëkurë më rinore. Ky krem përmban argireline, e cila njihet si forma më e fuqishme e peptides për efektet e saj antirrudhë. Ajo imiton botoksin, duke ndaluan komunikimin e nervave dhe muskujve duke parandaluar rrudhat e mimikës. Por, nuk mbaron me kaq, sepse ky krem ka gjithashtu në përmbajtje adenosine, acid hialuronik, panthenol dhe keramide të cilat mundësojnë hidratim të thellë në të gjitha shtresat e lëkurës. Ky krem gjithashtu përmban niacinamide, të cilat ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe zbehjen e njollave kafe. Ndërsa formulimi me allantoin dhe ekstrakt të gjethes aloe vera, ofrojnë qetësim ndaj çdo lloj irritimi të lëkurës nga faktorë të jashtëm. Ky krem është i përshtatshëm kryesisht për lëkurën
mature.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*45ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

peptide, ekstrakt i gjethes aloe vera, niacinamide, panthenol, allantoin, acid hialuronik, keramide, adenosine

Lista e plotë e përbërësve

Aloe Barbadensis Leaf Extract, Propa nediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Cetearyl Olivate, Cetearyl Alcohol, Glyceryl Stearate, Sorbitan Olivate, Panthenol, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, Tocopheryl Acetate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butt er, Argania spinosa kerneloil (argan oil), Caffeine, Allantoin, Sodium Hyaluronate, Dipotassium Glycyrrhizate, Squalane, Ceramide NP, Adenosine, Rosa Damascena Ext, Lavandula Angustifolia Flower Ext, Camellia Sinensis Leaf Ext, Melissa Officinalis Leaf Ext, Artemisia Vulgaris Ext, Sorbitan Isostearate, Polysor bate60, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer

Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA  janë të prodhuara në Korenë e Jugut.

Cos De BAHA PC M.A Peptide Cream

1,900 ALL 2,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI