Serumi me përbërje peptidesh nga marka Cos De Baha, është i formuluar me një "koktej" peptidesh shumë efektiv kundër plakjes, veprim i cili synon të luftojë kundër ndryshimeve të lëkurës lidhur me moshën. Peptidet kanë një efekt rigjenerues në lëkurë, sepse ato ndihmojnë në rigjallërimin e dukshëm të lëkurës, rivendosjen e tonit dhe zvogëlimin e thellësisë së rrudhave. Nga ana tjetër, formulimi me Matrixil 3000 stimulon sintezën e përbërësve të matricës jashtëqelizore dhe eliminon mungesën e elementëve të rëndësishëm strukturorë. Gjithashtu, ndihmon në normalizimin e cikleve të rigjenerimit të lëkurës, problem i cili shkaktohet nga ndryshimet e lidhura me kalimin e viteve dhe të moshës. Ky serum, gjithashtu në formulimin e tij përmban argireline, e cila njihet ndryshe si "botoks natyral": forma më e fuqishme e peptides për efektet e saj antirrudhë. Ajo imiton botoksin, duke ndaluan komunikimin e nervave dhe muskujve, e kështu parandalon rrudhat e mimikës. Ndërsa, formulimi me acid hialuronik dhe beta-glukan, rrisin përmbajtjen me lagështi të lëkurës dhe i japin asaj një pamje më të shëndetshme. Një tjetër veçori e këtij serumi është që në vend të ujit, serumi bazohet dhe përmban ujë të gjetheve të aloes, e cila ka efekt qetësues në lëkurë dhe parandalon irritimet e mundshme. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë lëkurën e ndjeshme dhe i adresohet shenjave të moshës dhe parandalimin e tyre. 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.

*30ml


Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

Peptide, Matrixil 3000, argireline, acid hialuronik dhe beta-glukan

Lista e plotë e përbërësve

Aloe Barbadensis Leaf Extract, Propanediol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Acetyl Hexapeptide-8, Panthenol, Sodium Hyaluronate, Beta-Glucan, Adenosine, Allantoin, Butylene Glycol, Carbomer, Polysorbate 20, Caprylyl Glycol, Sodium Lactate, Water, Rosa Damascena Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Melissa Officinalis Leaf Extract, Artemisia Vulgaris Extract

Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA  janë të prodhuara në Korenë e Jugut. 

Cos De BAHA P M.A Peptide Serum

1,400 ALL 2,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI