Nëse dehidratimi, aknet aktive, shenjat post-akne, hiperpigmentimi, sebumi i tepërt dhe poret e zmadhuara janë kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për ju, Cos De BAHA NT Niacinamide Facial Toner, është produkti që duhet të shtoni në rutinë. Ky toner është i formuluar me 5% niacinamide një formë e vitaminës B3, e cila luan një rol shumë të veçantë në ndërtimin e proteinave të lëkurës. Niacinamidet njihen për vetitë e fuqishme që kanë në tkurrjen e madhësisë së poreve, trajtimin e hiperpimentimit post-akne, si edhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit dhe vetëshërimin e lëkurës. Nga ana tjetër formulimi i këtij toneri me panthenol dhe acid hialuronik, mundëson hidratim të thellë në të gjitha shtresat e lëkurës. Ndërsa formulimi me allantoin, bën të mundur qetësimin nga çdo irritim i jashtëm. Ky toner është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës dhe është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*200ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
niacinamide, ekstrakt i gjethes aloe vera, panthenol, acid hialuronik, allantoin.
Lista e plotë e përbërësve
Aloe Barbadensis Leaf Extract, Propanediol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Panthe nol, Sodium Hyaluronte, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Allantoin, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Leaf Extract, Rosma rinus Officinalis (Rosemary) Extract, Eucalyp tus Globulus Leaf Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Extract, Aspalathus Linearis Extract Mark Organic Ingredients : 85%
Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.