-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
Cos De BAHA L3 Bakuchiol & Retinol Serum
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Korrik 22 dhe Korrik 23.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Cos De BAHA L3 Bakuchiol & Retinol Serum është një serum anti-age i formuluar për të reduktuar shenjat e plakjes, përmirësuar teksturën e lëkurës dhe ndihmuar në zbehjen e njollave të errëta. Ky serum kombinon dy përbërës shumë të vlerësuar në skincare: retinolin dhe bakuchiolin, duke ofruar rezultate efektive me tolerancë më të mirë për lëkurën. Formula përmban 1% retinol, i njohur për aftësinë e tij për të stimuluar rinovimin qelizor, për të reduktuar vijat e holla dhe rrudhat, si edhe për të përmirësuar pamjen e lëkurës së prirur ndaj akneve. Në të njëjtën kohë, 2% bakuchiol vepron si një përbërës qetësues dhe stabilizues, duke ndihmuar në rritjen e tolerancës së lëkurës ndaj retinolit dhe duke përforcuar efektet e tij anti-age. Formula pasurohet gjithashtu me niacinamide dhe adenosine, të cilat ndihmojnë në ndriçimin e lëkurës, zbehjen e hiperpigmentimit dhe përmirësimin e elasticitetit. Konsistenca e lehtë dhe jo ngjitëse përthithet shpejt nga lëkura pa lënë mbetje. Ky serum është i përshtatshëm për personat që duan të trajtojnë shenjat e para ose të dukshme të plakjes, humbjen e elasticitetit, njollat e errëta apo teksturën jo uniforme të lëkurës. Gjithashtu, është një zgjedhje e shkëlqyer për ata që dëshirojnë të përfshijnë retinolin në rutinën e tyre si masë parandaluese kundër plakjes së parakohshme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit "magjik"
2% Bakuchiol, 1.0% Retinol, adenosine dhe niacinamide.
Lista e plotë e përbërësve
Aloe Barbadensis Leaf Extract, Propanediol, Glycerin, Isononyl Isononanoate, Dimethicone, Niacinamide, Bakuchiol,Cetearyl Alcohol, Retinol, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Tocopheryl Acetate, Allantoin, Sodium Hyaluronate, Water, Butylene Glycol, Artemisia Vulgaris Extract, Melissa Officinalis Leaf Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Rosa Damascena Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Xanthan Gum, Adenosine, Caprylyl Glycol, Polysorbate 20, Tromethamine, Carbomer, Disodium EDTA, Tropolone
Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













