Cos DE BAHA AC Azealaic Acid & Hinokitiol Clear Skin Serum

2,000.00 ALL 1,400.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 07 dhe Prill 08.

Pas përdorimit të Cos DE BAHA AC Azealaic Acid &  Hinokitiol Clear Skin Serum, siç e thotë edhe vetë emri i tij, do të arrini të keni një lëkurë të pastër plot shkëlqim brenda 24 orëve! Por si? Sigurisht këtë mrekulli e bën të mundur formulimi unik me 5% Acidit Azelaik, hinokitiol dhe retinol. Acidit Azelaik së bashku me retinolin ndihmojnë në trajtimin e akneve, përmirësojnë metabolizmin e qelizave të lëkurës si edhe reduktojnë në mënyrë efektive shenjat e moshës. Ndërsa, hinokitiol, i njohur ndryshe si Beta-Thujaplicin, është një përbërës organik i nxjerrë nga vajrat e pemës së kedrit të kuq perëndimor. Një përbërës i cili ka veti anti-inflamatore, antioksidante, antibakteriale, antifungale dhe anti-melanogjene. Vetitë e tij e lejojnë atë të qetësojë skuqjen inflamatore dhe njollat që shfaqen në gjendjen rosacea dhe nga aknet. Hinokitioli është gjithashtu një përbërës i shkëlqyer kundër plakjes së lëkurës. Për shkak se është një antioksidant i fuqishëm, ai lufton radikalet e lira nga rrezet UV, ndotjen dhe proceset inflamatore për të kufizuar dëmtimin e lëkurës që mund të shkaktojnë këto elemente. Ndërsa formulimi me 10% niacinamide, acid salicilik dhe ekstrakt të pemës së çajit "tea tree", ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura, shpërberjen e pikave të zeza dhe të bardha të krijuara nga bllokimi i poreve dhe sebumi i tepërt, por në të njëjtën kohë ndihmon në tkurrjen e poreve. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive, me tendencë skuqjeje dhe akneike.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*30ml

Shpërndani