-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
Për shkak të fluksit të lartë të porosive, dërgesat mund të kenë vonesa 24–48 orë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin tuaj. Po punojmë që çdo porosi të dërgohet sa më shpejt. 💙
Popup Minimal
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
Cos DE BAHA AB AHA/BHA AB Serum
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Korrik 02 dhe Korrik 03.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Cos De BAHA AB AHA/BHA Peeling Serum është një serum eksfoliues intensiv i krijuar për të larguar qelizat e vdekura, për të pastruar poret në thellësi dhe për të përmirësuar teksturën dhe shkëlqimin e lëkurës. Falë përqendrimit të lartë të acideve eksfoliuese, ky serum ndihmon në reduktimin e pikave të zeza, akneve, poreve të bllokuara dhe tonit jo uniform të lëkurës. Formula përmban 30% AHA (Alpha Hydroxy Acids), të cilat veprojnë në sipërfaqen e lëkurës duke larguar qelizat e vdekura, përmirësuar teksturën dhe nxitur rinovimin qelizor. Gjithashtu përmban 2% BHA (Beta Hydroxy Acid - Acid Salicilik), i cili depërton në pore për të larguar sebumin e tepërt dhe papastërtitë që mund të shkaktojnë akne dhe pika të zeza. Për të balancuar veprimin e fortë eksfoliues, formula është pasuruar me Panthenol dhe Acid Hialuronik, të cilët ndihmojnë në hidratimin dhe qetësimin e lëkurës. Ky peeling serum është i përshtatshëm për lëkurën mikse, të yndyrshme dhe të prirur ndaj poreve të bllokuara, pikave të zeza dhe teksturës jo uniforme. Për shkak të përqendrimit të lartë të acideve, rekomandohet të përdoret 1-2 herë në javë, në mbrëmje, dhe të shoqërohet gjithmonë me krem me faktor mbrojtës ndaj diellit (SPF) gjatë ditës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Aplikoni një shtresë të hollë në lëkurë të pastër dhe të thatë, duke shmangur zonën rreth syve dhe buzëve. Lëreni të veprojë për maksimumi 10 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Përdoreni 1-2 herë në javë, në varësi të tolerancës së lëkurës. Gjatë ditës rekomandohet gjithmonë përdorimi i një kremi me faktor mbrojtës ndaj diellit (SPF).
Përbërësit "magjik"
30% Acid Glikolik (AHA), 2% Acid Salicilik (BHA), Panthenol, Allantoin
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycolic Acid, Butylene Glycol, Sodium Hydroxide, Salicylic Acid, Panthenol, Allantoin, HydroxyethylcelluloseMarka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













