Cos De BAHA SS Salicylic Acid Bha 2% Serum është serumi perfekt për lëkurën e yndyrshme dhe me tendencë akneike. Përbërësi magjik BHA: acid beta hidroksi pastron thellësisht lëkurën e vdekur për të luftuar aknet, lëkurën e yndyrshme dhe njollat duke ju lënë kështu një lëkurë të shëndetshme dhe rrezatuese! Në të njëjtën kohë, ky serum përmban niacinamide, një formë e vitaminës B3, që minimizon skuqjen dhe irritimin e lëkurës, tkurr poret dhe forcon barrierën e saj. Nga ana tjetër ky serum ofron minimizim dhe qetësim të çdo irritimi në lëkurë, në bashkëveprim me ekstraktin e gjethes së bimës aloe vera. Përdorimi i rregullt i këtij serumi dhuron rritje të elasticitetit dhe premton një lëkurë të pastër të njëtrajtshme. Cos De BAHA SS Salicylic Acid Bha 2% Serum është i përshtatshëm për lëkurën e yndyrshme, sensitive dhe me tendencë akneike
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*30ml
Përdoret 2-3 herë javë pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit glikolik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
2% acid salicilik, niacinamide, ekstrakt i gjethes aloe vera
Lista e plotë e përbërësve
Aloe Barbadensis Leaf Extract, Propanediol, Niacinamide, Salicylic Acid, 1,2-Hexanediol,*Camellia Sinensis Leaf Extract,*Leontopodium Alpinum Extract,*Momordica Charantia Fruit Extract,*Sambucus Nigra Flower Extract, Polysorbate 20, Sodium Citrate, Hydroxyethylcellulose.*Mark: N.O.I.P 69%
Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.