Ata që e gjejnë veten duke luftuar me aknet, pikat e zeza dhe milia (puçrra të vogla të bardha pranë syve), Cos De BAHA S2 Salicylic ACID Bha 2% Liquid do t'ju ndihmojë duke ju ofruar zgjidhjen më të shpejtë! Përbërësi magjik BHA, penetron thellësisht në poret e lëkurës, duke larguar sebumin e tepërt. Përdorimi i këtij toneri në mënyrë të vazhdueshme, ndihmon në parandalimin e krijimit të akneve e pikave të zeza. I formuluar Betaine Salicylate, një derivat i BHA-së, dhe i barasvlershëm me 2% acid salicilik. Gjithashtu, zhvillon rigjenerimin e qelizave, duke dhënë një rezultat të dobishëm kundër dëmtimit të diellit dhe rrudhave. Nga ana tjetër formulimi i këtij serumi me niacinamide, ndihmon në zbehjen e njollave dhe tkurrjen e madhësisë së poreve. Menjëherë pas aplikimit lëkurën do e ndjeni më të pastër dhe të shëndetshme se kurrë më parë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*120ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni nga 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës.
Përbërësit "magjik"
Salicylic Acid Bha 2% dhe niacinamide.
Lista e plotë e përbërësve
Aloe Barbadensis Leaf Extract, Propanediol, Salicylic Acid, Betaine Salicylate, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, *Rosa Damascena Extract, *Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, *Camellia Sinensis Leaf Extract, *Melissa Officinalis Leaf Extract, *Artemisia Vulgaris Extract, Hydroxyethylcellulose
Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.