Marka inovative Cos De BAHA, na ka prezantuar me serumin e ri VA Vitamin C 15% Ascorbic Acid. I formuluar me 15% vitaminë C të pastër, ky serum targeton lehtësisht shenjat post akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës. Vitamina C konsiderohet si një nga përbërësit më të mirë kundër plakjes në Industrinë e Përkujdesjes së Lëkurës – dhe çelësi për të mbajtur një lëkurë të lëmuar, të njëtrajtshme dhe me shkëlqim! Veç kësaj, ky përbërës i mrekullueshëm nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta. Nga ana tjetër ky serum ka në formulimin e tij arbutinë, një përbërës natyral i cili pengon sekretimin e melaninës (pigmentit të lëkurës), duke e bërë kështu një ndriçues të shkëlqyeshëm të lëkurës. Ndërsa, përbërja me panthenolë (Vitamina B5), ofron lëmim të vijave të holla dhe rrudhave pasi bën të mundur dhe rigjenerimin e plotë të lëkurës. Ky serum vepron menjëherë sapo të aplikohet në lëkurë, ku do të vëreni shkëlqim në të. Konsistenca e tij është shumë e lehtë dhe përthithet menjëherë nga lëkura.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*30ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+
Përbërësit "magjik"
Vitamin C 15%, arbutinë, Panthenol (Vitamina B5).
Lista e plotë e përbërësve
Aloe barbadensis leaf extract, ascorbic acid, arbutin, 1,2-hexanediol, glycerin, arginine, sodium hyaluronate, panthenol, *hamamelis virginiana (witch hazel) leaf ext, *rosmarinus officinalis (rosemary) ext, *eucalyptus globulus leaf ext, *thymus vulgaris (thyme) ext, *aspalathus linearis ext, disodium edta
Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.