Nëse hiperpigmentimi, pikat e zeza, shenjat e akneve dhe njollat kafe nga dielli, janë kthyer në shqetësimin tuaj më të madh atëherë ka të ngjarë të jeni njohur me produkte me përmbajtje: vitaminë C, acid azelaik dhe niacinamide. Por, çfarë nëse themi që "KORAL SECRETS" sjell ekskluzivisht për ju serumin me përmbajtje Arbutinë nga marka inovative Cos De BAHA. Një serum i cili është i formuluar me 5% niacinamide dhe 5% arbutinë, i cili premton zgjidhjen e problemeve të lëkurës suaj, por gjithashtu është i sigurt edhe për të gjithë tipologjitë e lëkurës. Arbutina është një derivat i hidrokinonit që mund të bëhet ose në mënyrë sintetike ose të ekstraktohet nga bimë të ndryshme të familjes Ericaceae si: marjoram, boronicë, dhe dardhë. Është një përbërës natyral i cili pengon sekretimin e melaninës (pigmentit të lëkurës), duke e bërë kështu një ndriçues të shkëlqyeshëm të lëkurës. Nga ana tjetër formulimi i këtij serumi me 5% niacinamide, ndihmon në zbehjen e njollave dhe tkurrjen e madhësisë së poreve. Ndërsa, acidi hialuronik përveç hidratimit të thellë, do të forcojë barrierën natyrale të lëkurës duke e mbrojtur atë nga dëmtimet e radikaleve të lira apo agresorëve të jashtëm. Ka konsistencë të lehtë, e cila përthithet menjëherë nga lëkura dhe nuk krijon aspak ndjesi ngjitjeje. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë me tendencë hiperpigmentimi.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*30ml

Përdoret 1 herë në ditë (në mëngjes ose në mbrëmje) pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

 5% niacinamide dhe 5% arbutinë 

Lista e plotë e përbërësve

Aloe Barbadensis Leaf Extract, Propanediol, Arbutin, Niacinamide, Glycerine, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Dipotassium Glycyrrhizate, Allantoin, Hamamelis Virginiana(Witch Hazel) Leaf Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Eucalyptus Globulus Leaf Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Extract, Aspalathus Linearis Extract

Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA  janë të prodhuara në Korenë e Jugut.

Cos De BAHA AN Arbutin Niacinamide Serum

1,100 ALL 1,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI