CNP LABORATORY AFTER-RAY Cooling Sunquid është një krem dielli me teksturë ultra të lehtë, gati të ngjashme me tonerin, ofron mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme UV. Ky produkt ofron një formulë inovative që përthithet shpejt, duke lënë një ndjesi freskie të menjëhershme dhe pa ngjitje. Formuluar me sorbitol, sodium PCA dhe trehalose, ky krem mbrojtës siguron që lëkura juaj të mbetet e hidratuar gjatë gjithë ditës. Nga ana tjetër, përbërësit e tij të përzgjedhur me kujdes, si acetyl hexapeptide-8, peptide, ceramide, panthenol dhe acid hialuronik, e bëjnë këtë krem mbrojtës ndaj diellit të përshtatshëm edhe për personat që dëshirojnë t'ju adresohen shenjave të moshës. Me një efekt ftohës që ul temperaturën e lëkurës me 17,1% (një ulje prej 6,04°C), ky krem ofron një ndjesi të menjëhershme freskie dhe rehatie. Ideale për përdorim të përditshëm dhe pas trajtimeve dermatologjike me lazer, ky krem është krijuar për të mbrojtur dhe përmirësuar shëndetin e lëkurës tuaj.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe PEG.

*50ml

Fillimisht tundeni shishen dhe më pas aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit “magjik”

Sorbitol, Sodium PCA, Trehalose, acetyl hexapeptide-8 dhe acidi hyaluronik, ceramide, panthenol, peptide

Lista e plotë e përbërësve

 Water, Isoamyl p-Methoxycinnamate, Alcohol Denat., Drometrizole Trisiloxane Ethylhexyl Salicylate, Glycerine, Propanediol, Tromethamine, Phenylbenzimidazole Sulfonic Acid, Terephthalylidene Dicamphor Sulfonic Acid, 1,2-Hexanediol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Panthenol, Sodium Methyl Stearoyl Taurate, Dimethicone, Phospholipids, Cetearyl Alcohol, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Polysilicone-11, Xanthan Gum, Butylene Glycol, Trisodium EDTA, Hyaluronic Acid, Trehalose, t-Butyl Alcohol, Sorbitol, Glacier Water, Tocopherol, Sodium PCA, Caprylyl Glycol, Decyl Glucoside, Sodium Hyaluronate, Caprylic/Capric Triglyceride, Arginine, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin, Acetyl Hexapeptide-8, Fragrance, Citronellol, Geraniol, Limonene, Linalool

CNP Laboratory është një markë e njohur koreane për kujdesin e lëkurës, e cila njihet për produktet e saj të formuluara nga dermatologët. E themeluar nga Klinika e Lëkurës CNP, marka thekson kërkimet shkencore dhe ekspertizën dermatologjike. CNP Laboratory ofron një gamë të gjerë produktesh, duke përfshirë pastrues, tonera, serume dhe kremra, të dizajnuara për të trajtuar shqetësime të ndryshme të lëkurës, si aknet, plakjen dhe dehidratimin. Të gjitha produktet janë zhvilluar dhe testuar nga dermatologë, duke siguruar që janë të sigurta dhe efektive. Marka përdor përbërës dhe formulime të avancuara për të ofruar rezultate të dukshme. Përbërës të njohur përfshijnë Ekstraktin e Propolis, Acidin Hialuronik dhe Niacinamidin. Disa nga produktet më të shitura të tyre përfshijnë Propolis Energy Ampule, Invisible Peeling Booster dhe Anti-Pore Black Head Clear Kit.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

CNP LABORATORY AFTER-RAY Cooling Sunquid SPF50+ PA++++

2,400 ALL 2,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI