CENTELLIAN24+ Madeca Vitamin 15+ Glowing Serum

3,300.00 ALL 2,200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 04 dhe Tetor 05.

Përshkrimi

Serumi CENTELLIAN24+ Madeca Vitamin 15+ Glowing Serum është një trajtim i përqendruar për një lëkurë më të ndritshme, më të njëtrajtshme dhe me pamje më të shëndetshme. I formuluar me 15% Vitaminë C, ky serum ndihmon në përmirësimin e pamjes së hiperpigmentimit, njollave dhe tonalitetit të pabarabartë të lëkurës, ndërsa ndihmon në rikthimin e shkëlqimit natyral të saj. Vitamina C vepron gjithashtu si një antioksidant i fuqishëm, duke ndihmuar në mbrojtjen e lëkurës ndaj stresit oksidativ dhe faktorëve agresivë të mjedisit. Formula është pasuruar me Niacinamide, e cila ndihmon në përmirësimin e pamjes së njollave dhe njëtrajtshmërisë së tonalitetit, ndërsa Vitamina E plotëson veprimin antioksidues të formulës. Kombinimi i këtyre përbërësve ndihmon që lëkura të duket më e pastër, më e lëmuar dhe me një shkëlqim më të dukshëm. Falë formulës së saj të përqendruar, serumi është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurën me njolla, hiperpigmentim, tonalitet të pabarabartë dhe pamje të zbehtë, duke e bërë një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një trajtim të përditshëm për një lëkurë më të ndritshme dhe uniforme. Tekstura e lehtë përhapet lehtësisht dhe përthithet shpejt, pa e rënduar lëkurën.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*30ml

Përdorimi

Në mëngjes pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Mos harroni të aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Vitaminë C 15%, Niacinamide, Vitaminë E

Lista e plotë e përbërësve

Water, Niacinamide, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Butylene Glycol, Alcohol Denat., Ascorbyl Glucoside, Glycereth-26, Pentylene Glycol, Propanediol, Glycerin, Methylpropanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Isononyl Isononanoate, Tromethamine, Carbomer, Polyglyceryl-10 Laurate, Succinoglycan, 1,2-Hexanediol, Cyamopsis Tetragonoloba (Guar) Gum, Panthenol, Dipropylene Glycol, Castor Oil/Ipdi Copolymer, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Glucosylrutin, Sodium Hyaluronate, Adenosine, Disodium Edta, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Canola Oil, Asiaticoside, Madecassic Acid, Arginine, Asiatic Acid, Beta-Glucan, Daucus Carota Sativa (Carrot) Seed Oil, Amodimethicone, Hydrogenated Lecithin, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Beta-Carotene, Tocopheryl Acetate, Tocopherol, Ceramide NP, Dipotassium Glycyrrhizate, Ectoin, Gluconolactone, Glutathione, Pyridoxine Hcl, Salicylic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate, Ascorbic Acid, Totarol

Marka

Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.

Shpërndani

3,300.00 ALL 2,200.00 ALL