CENTELLIAN24+ Madeca Real Green Pore Pad është një toner që përmban 60 tamponë pambuku me funksion të trefishtë: hidratim, pastrim dhe qetësim. Esenca në të cilën janë zhytur tamponët përmban kompleksin TECA™️. Ky kompleks ofron qetësim për lëkurën e irrituar, zvogëlon skuqjen dhe përmirëson lëkurën në mënyrë të sigurt dhe të besueshme, bazuar në teste të aplikimit te njerëzit dhe teste hipoalergjike. Pas një kohe përdorimi, yndyra e tepërt në lëkurë minimizohet, poret tkurren dhe pikat e zeza dhe të bardha shpërbëhen. Tamponët e pambukut kanë dy anë: ana me teksturë, e cila është e ashpër për eksfolim të butë, dhe ana e lëmuar për të hequr çdo mbetje, duke masazhuar butësisht lëkurën. Janë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për lëkurën akneike dhe të yndyrshme. Ky produkt është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*170ml/60pads
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.
Këshillohet të përdoret çdo ditë, 2-3 herë në javë.
Përbërësit "magjik"
TECA™️
Lista e plotë e përbërësve
Centella Asiatica Extract,Butylene Glycol,Methyl Gluceth-20,Niacinamide,Betaine,Polyglyceryl-10 Laurate,Dipropylene Glycol,1,2-Hexanediol,Hydroxyacetophenone,Allantoin,Cellulose Gum,Xanthan Gum,Adenosine,Ethylhexylglycerin,Disodium EDTA,Water,Propanediol,Hippophae Rhamnoides Extract,Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil,Olea Europaea (Olive) Fruit Oil,Asiaticoside,Madecassic Acid,Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract,Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil,Carica Papaya (Papaya) Fruit Extract,Prunus Mume Fruit Extract,Malus Domestica Fruit Extract,Asiatic Acid,Diospyros Kaki Leaf Extract,Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract,Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract,Polygonum Cuspidatum Root Extract,Juniperus Virginiana Oil,Camellia Sinensis Leaf Extract,Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract,Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract,Pelargonium Graveolens Flower Oil,Eriobotrya Japonica Leaf Extract, Copaifera Officinalis (Balsam Copaiba) Resin,Mentha Viridis (Spearmint) Extract,Mentha Suaveolens Leaf Extract,Thymus Vulgaris (Thyme) Leaf Extract,Artemisia Vulgaris Oil,Myrtus Communis Oil, Protease,Rosa Damascena Flower Oil,Ferula Galbaniflua (Galbanum) Resin Oil,Limonene,Linalool
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.