-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
CENTELLIAN24+ Madeca Mela Capture Ampoule Pad
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shkurt 13 dhe Shkurt 14.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
CENTELLIAN24+ Madeca Mela Capture Ampoule Pad përbëhet nga 60 tamponë që ndihmojnë në trajtimin e njollave të errëta dhe hiperpigmentimit. Formula e avancuar Madewhite™ përmban niacinamide dhe acid tranexamik, dy përbërës të fuqishëm që punojnë së bashku për të zbehur njollat kafe dhe për të ulur inflamacionin e shkaktuar nga aknet. Nga ana tjetër, përbërësit shtesë si melatonina dhe vitamina C mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe dëmtimet qelizore, duke ofruar një pamje më të ndritshme. Ndërsa,kompleksi TECA™ në formulim qetëson lëkurën e irrituar dhe zvogëlon skuqjen, duke ndihmuar në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Me përdorim të rregullt, këta tamponë nxisin prodhimin e kolagjenit, parandalojnë formimin e vijave të imëta dhe i japin lëkurës një pamje më të shëndetshme dhe rinore.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*60 tamponë pambuku
*165ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.
Këshillohet të përdoret çdo ditë, 1 herë në ditë.
Përbërësit "magjik"
Madewhite™, acid tranexamik, niacinamide, vitaminë C, TECA™, melatoninë
Lista e plotë e përbërësve
purified water, glycerine, butylene glycol, dipropylene glycol, niacinamide, polyglycerin-3, 1,2-sandiol, spingomonas fermentation extract, kema extract, hanryancho leaf extract, bottle grass extract, birch leaf extract, oster leaf extract, grape root extract, star flower extract, mirotamnus flavelipolya leaf/stem extract, spearmint extract, grape seed extract, three hundred cho extract, drumstick seed extract, matricaria flower extract, lily extract, fig extract, hydrogenated lecithin, olive oil, centid geranium flower oil, lavender oil, chamomile flower oil, orange peel oil, Mexican triniper oil, diphenylmethoxymethylhenone, ethyl ethyl ethylde-16, poly,10 Oliate, adenocin, disodium EDTA, bisavorol, sodium polyacrylate, propandiol, caprylic/caprilic triglyceride, madeeca acid (40 ppm), Asiatic acid, asian acid, proctooli gosaccharide, beta-glucan, madecasoside, hydrolysed hyaluronic acid, lactobacillus fermentation, decyl coside, rice fermented filtate, glutathione, ascovic acid, hydrolised sodium hyaluronate, ceramide enphi, thiocetic acid, flavouring, hydroxycethethylglycerin, phenylene glyce, capryl glycol, caprylyl lic acid
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
Customer Reviews
Shpërndani

CENTELLIAN24+ Madeca Mela Capture Ampoule Pad
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE