CENTELLIAN24+ Madeca Derma Nourish & Hydro Glow Care Tecatinol™ Ampoule

3,700.00 ALL 2,900.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Mars 15 dhe Mars 16.

CENTELLIAN24+ Madeca Derma Nourish & Hydro Glow Care Tecatinol™  Ampoule është një ampulë e formuluar për të përmirësuar elasticitetin, hidratimin dhe shkëlqimin e lëkurës, falë kompleksit të saj inovativ Tecatinol™ . Ky kompleks i patentuar kombinon centella asiatica dhe retinolin, duke ndihmuar në rigjenerimin e qelizave të lëkurës, reduktimin e linjave të imëta dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të saj. Formula është e pasuruar me peptide nga centella asiatica, të cilat stimulojnë sintezën e kolagjenit, duke e bërë lëkurën më të tonifikuar dhe të fortë. Gjithashtu, ekstraktet e centella csiatica dhe vitaminat veprojnë si antioksidantë, duke mbrojtur lëkurën nga faktorët e jashtëm dhe radikalet e lira. Për të siguruar një hidratim të thellë dhe afatgjatë, ampula përmban ceramide dhe acid hialuronik, të cilët ndihmojnë në mbajtjen e lagështirës, zbutjen e vijave të imëta dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës. Përveç këtyre përfitimeve, formula ndihmon gjithashtu në trajtimin e akneve dhe reduktimin e njollave post-akne, duke e lënë lëkurën të pastër dhe me një ton më të njëtrajtshëm. Kjo ampulë është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për ato që kërkojnë një trajtim të avancuar për shenjat e moshës, dehidratimin dhe sensitivitetin e lëkurës.

Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: paraben, silikon, sulfate.

*30ml

Shpërndani