CENTELLIAN24+ Madeca Daily Repair Ampoule

3,400.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 08 dhe Prill 09.

CENTELLIAN24+ Madeca Daily Repair Ampoule, është një ampulë e fuqishme e cila depërton deri në 10 shtresa të lëkurës me një aplikim të vetme, duke i dhuruar lëkurës qetësim të menjëhershëm dhe hidratim të thellë. Kjo ampulë është përbërë nga 20,000 ppm Tecaderm™, një kompleks ekskluziv i TECA (Acid Madecassic, Asiaticoside, Acid Aziatik), që ndihmon në riparimin e barrierës së lëkurës, përmirësimin e elasticitetit dhe qetësimin e ndjeshmërisë. Formula është e pasuruar gjithashtu me ceramide dhe peptide të derivuar nga Centella Asiatica, të cilat krijojnë një shtresë mbrojtëse dhe pengojnë humbjen e lagështisë, duke e bërë lëkurën të butë dhe të mbrojtur gjatë gjithë ditës. Nga ana tjetër, kompleksi Centella Asiatica Biome Water™ vepron si një burim vitaliteti, duke forcuar barrierën e lëkurës, ndërsa ekstrakti i fermentuar i laktobacilëve dhe Centella Asiatica sjell një efekt të fuqishëm hidratues dhe qetësues. Por nuk mbaron me kaq! Sekreti i kësaj ampule qëndron në teknologjinë e patentuar Derma-AD, e cila siguron përthithjen e shpejtë dhe të thellë të përbërësve aktivë, duke rritur efektivitetin e tyre. Tekstura e saj e lehtë dhe e freskët shkrihet menjëherë në lëkurë, pa lënë ndjesi ngjitëse, duke e bërë ideale për çdo lloj lëkure, veçanërisht për ato sensitive dhe me barrierë të dëmtuarë. 

Formula e saj nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale. 

*50ml

Shpërndani