CENTELLIAN24+ Madeca Azelaic Acid Calming Serum Mask

1,000.00 ALL 600.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 04 dhe Tetor 05.

Përshkrimi

Aknet, skuqja, yndyra e tepërt dhe shenjat që mbeten pas tyre mund ta bëjnë lëkurën të duket e irrituar dhe me teksturë të pabarabartë. CENTELLIAN24+ Madeca Azelaic Acid Calming Serum Mask është një maskë sheet e pasuruar me acid azelaik, e krijuar për të targetuar shenjat post-akne dhe skuqjen, duke ndihmuar njëkohësisht në përmirësimin e pamjes së tonalitetit të lëkurës. Formula kombinon Azelaic Acid, Niacinamide dhe Zinc PCA, të cilët ndihmojnë në kontrollin e sebumit të tepërt, përmirësimin e pamjes së poreve dhe njëtrajtësimin e tonalitetit. Ndërkohë, Centella Asiatica dhe Panthenol në qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e ndjesisë së irritimit, duke e bërë formulën të përshtatshme edhe për lëkurën që irritohet lehtësisht. Por nuk mbaron me kaq! Maska ofron edhe hidratim dhe mbështetje për barrierën e lëkurës, duke e lënë fytyrën më të butë, më të qetë dhe më të freskët pas përdorimit. E përshtatshme veçanërisht për lëkurë akneike, mikse ose të yndyrshme, me skuqje, pore të dukshme, shenja post-akne dhe tonalitet të pabarabartë.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.


*7copë

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni me kujdes maskën dhe pasi të largoni filmin ( shtresën sipërfaqësore ) nga maska, vendoseni me kujdes në fytyrë.  Mbajeni të vendosur 10-20 minuta.

Përbërësit

Lista e plotë e përbërësve

Azelaic Acid, Niacinamide, Zinc PCA, Centella Asiatica, Panthenol

Lista e plotë e përbërësve

Water, Propylene Glycol, Azelaic Acid, Sodium Hydroxide, Niacinamide, Pentylene Glycol, Succinic Acid, Gluconolactone, Erythritol, Xylitol, Panthenol, Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Hydroxyethylcellulose, Adenosine, Dextrin, Biosaccharide Gum-1, Coptis Japonica Root Extract, Gardenia Florida Fruit Extract, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Beta-Glucan, Cynanchum Atratum Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Tocopherol, 4-Terpineol, Pantothenic Acid, Zinc PCA, Salicylic Acid, Aloe Barbadensis Leaf Water, Lactic Acid, Phytic Acid, Propanediol, Anthemis Nobilis Flower Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Origanum Vulgare Flower/Leaf/Stem Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Mentha Rotundifolia Leaf Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Leaf Extract

Marka

Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.

Shpërndani

1,000.00 ALL 600.00 ALL