-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
CENTELLIAN24+ Madeca Azelaic Acid 10+ Calming Serum
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 04 dhe Tetor 05.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Aknet, skuqja, yndyra e tepërt dhe shenjat që mbeten pas tyre janë ndër problematikat më të zakonshme të lëkurës. Për një kujdes më të targetuar ndaj këtyre shqetësimeve, CENTELLIAN24+ Madeca Azelaic Acid 10+ Calming Serum kombinon 10% Acid Azelaik me një kompleks përbërësish qetësues, duke synuar njëkohësisht shenjat post-akne, skuqjen dhe teksturën e pabarabartë të lëkurës. Acidi Azelaik ndihmon në përmirësimin e pamjes së njollave post-akne, ndërsa Acidi Succinic plotëson veprimin e tij në sistemin Aze-Pair Clarifying System, duke ndihmuar në kontrollin e shpërthimeve të reja. Formula përmban gjithashtu një përzierje me 4 acide – Acid Salicilik (BHA), Gluconolactone (PHA), Acid Laktik dhe Acid Phytic – që ndihmojnë në eksfolimin e butë të lëkurës, përmirësimin e teksturës dhe pastrimin e poreve. Por kujdesi nuk ndalet te aknet. Niacinamide dhe Zinc PCA ndihmojnë në kontrollin e sebumit të tepërt dhe reduktimin e pamjes së poreve, ndërsa 4-Terpineol dhe kompleksi 5-CICA, i cili përfshin përbërës të Centella Asiatica, ndihmojnë në qetësimin e skuqjes dhe ndjeshmërisë së lëkurës. Tekstura e tij është e lehtë, freskuese dhe qetësuese, duke u përthithur lehtësisht pa e rënduar lëkurën. Është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë akneike, me yndyrë të tepërt, shenja post-akne dhe ndjeshmëri, ndërsa formula është krijuar për përdorim të sigurt edhe në lëkurë sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdoret 1 herë në ditë (në mëngjes ose në mbrëmje) pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit azelaik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.
Përbërësit "magjik"
Acid Azelaik 10%, Acid Succinic, Acid Salicilik (BHA), Gluconolactone (PHA), Acid Laktik, Acid Phytic, Niacinamide, Zinc PCA, 4-Terpineol, Kompleksi 5-CICA, Centella Asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Water, Propylene Glycol, Azelaic Acid, Sodium Hydroxide, Niacinamide, Pentylene Glycol, Succinic Acid, Gluconolactone, Erythritol, Xylitol, Panthenol, Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Hydroxyethylcellulose, Adenosine, Dextrin, Biosaccharide Gum-1, Coptis Japonica Root Extract, Gardenia Florida Fruit Extract, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Beta-Glucan, Cynanchum Atratum Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Tocopherol, 4-Terpineol, Pantothenic Acid, Zinc Pca, Salicylic Acid, Aloe Barbadensis Leaf Water, Lactic Acid, Phytic Acid, Propanediol, Anthemis Nobilis Flower Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Origanum Vulgare Flower/Leaf/Stem Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Mentha Rotundifolia Leaf Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Leaf Extract
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE









