-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
CENTELLIAN24+ Expert Madeca Radiance Cream
4,000.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Shkurt 13 dhe Shkurt 14.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
CENTELLIAN24+ Expert Madeca Radiance Cream është një hidratues i jashtëzakonshëm, i formuluar për të ofruar një shkëlqim të natyrshëm dhe të shëndetshëm për lëkurën tuaj. Ky krem është i pasuruar me një kombinim të fuqishëm vitaminash, përfshirë Vitaminën C (Acidi Askorbik), D (7-Dehidrokolesterol) dhe E (Tokopherol), të cilat veprojnë së bashku për të përmirësuar tonin e lëkurës dhe për të reduktuar shenjat e lodhjes. Një nga përbërësit e veçantë të këtij kremi është ekstrakti nga gjethja e Vitamin Tree, i njohur për vetitë e tij antioksiduese dhe përmirësuese. Gjithashtu, kë përbërës ndihmon në rikthimin e freskisë dhe elasticitetit të lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje më të ndritshme dhe të shëndetshme. Përveç kësaj, si të gjithë produktet e markës CENTELLIAN24+, ky krem përmban kompleksin TECA™️, i cili ofron qetësim të thellë për lëkurën e irrituar dhe ndihmon në zvogëlimin e skuqjes. I përshtatshëm për të lëkurë të thatë si edhe atë sensitive.
Formula e këtij kremi është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
Vitaminë C (Acidi Askorbik), D (7-Dehidrokolesterol) dhe E (Tokopherol), TECA™️, Vitamin Tree
Lista e plotë e përbërësve
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
Shpërndani
4,000.00 ALL
Çmimi për njesi / perRRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE