CELIMAX Pore+Dark Spot Brightening Cream

2,500.00 ALL 1,700.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.

Përshkrimi

CELIMAX Pore+Dark Spot Brightening Cream është një krem i formuluar për të njëtrajtësuar njollat kafe, shenjat post-akne dhe tonin e pabarabartë të lëkurës, ndërsa njëkohësisht ndihmon në hidratimin dhe forcimin e barrierës së saj. Formula përmban një kombinim të 5% Niacinamide, 5% Tranexamic Acid (TXA) dhe Melazero V2, përbërës shumë të njohur për reduktimin gradual të hiperpigmentimit, duke e bërë lëkurën të duket më uniforme dhe më me shkëlqim. Përveç efektit ndriçues, formula është e pasur me përbërës hidratues dhe mbrojtës si Ceramide NP, Beta-Glucan dhe acid Hialuronik, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit dhe qetësimin e lëkurës sensitive. Por nuk mbaron me kaq! Ky krem targeton jo vetëm njollat, por edhe pamjen e poreve dhe teksturën jo uniforme të lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje më të pastër dhe lëmuar. Tekstura është e lehtë, kremoze dhe përthithet shpejt pa lënë ndjesi të yndyrshme apo ngjitëse, ndaj përshtatet shumë mirë edhe për lëkurat mikse apo me tendencë akneike.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe jo-komedogjenike. Nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*35ml

Përdorimi

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

5% Niacinamide, 5% Tranexamic Acid (TXA), Ceramide NP, Beta-Glucan, Acid Hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Niacinamide, Tranexamic Acid, Caprylic/Capric Triglyceride, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Phenyl Trimethicone, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Dicaprylyl Ether, Vinyl Dimethicone, Cetearyl Alcohol, Propanediol, Cetearyl Olivate, Glyceryl Stearate SE, Sorbitan Olivate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Behenyl Alcohol, Dimethiconol, Cetearyl Glucoside, Laminaria Japonica Extract, Eclipta Prostrata Leaf Extract, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Betaine, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Fructooligosaccharides, Adenosine, Eriobotrya Japonica Leaf Extract, Coptis Japonica Root Extract, Cholesterol, Butylene Glycol, Beta-Glucan, Mentha Viridis (Spearmint) Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Dextrin, Tocopherol, Ascorbic Acid Polypeptide, Glyceryl Stearate, Ceramide AS, Ceramide AP, Ceramide NS, Ceramide EOP

Marka

CELIMAX është një markë e kozmetikës Koreano-Jugore, e themeluar në principin "Sinqeritet"!  Filozofia e tyre ka të bëjë me: kozmatika nuk mund të bëjë mrekulli, por CELIMAX ju ofron një premtim të sinqertë për një lëkurë më të mirë. CELIMAX është një skuadër e përbërë nga njerëz të apasionuar, që kërkojnë të zhvillojnë produkte efikase dhe ofrojnë vërtetë atë që premtojnë. Qëllimi i kësaj marke është angazhimi i principit të sinqeritetit midis konsumatorit dhe produktit, dhe do të mund të arrijë që klientët e saj të kenë një persepktivë ndryshe për industrinë e bukurisë!

Shpërndani

2,500.00 ALL 1,700.00 ALL