Locioni i trupit BOUQUET GARNI Body Lotion Ylang Ylang përmban të gjithë përbërësit botanik dhe ekzotik me prejardhje natyrale që hidratojnë thellësisht lëkurën pa lënë aspak ndjesinë e ngjitjes. Ylang ylang është një lule shumë e preferuar në Korenë e Jugut. Ky locion trupi përmban gjithashtu panthenol, gjalpë ushqyese shea si dhe ekstrakt të pemës së çajit dhe livandës. Kombinimi i të gjithë këtyre përbërësve ndihmon në hidratimin e thellë të lëkurës dhe qetësimin e saj ndaj çdo lloj irritimi. Ky locion përmban përbërës ushqyes për të rritur elasticitetin e lëkurës dhe për të mbajtur këtë të fundit plot me shkëlqim dhe shëndet. Nëse dëshironi t'i merrni efektet maksimale, sugjerojmë përdorimin e këtij locioni me body mistin e vetë linjës: BOUQUET GARNI Body Mist Ylang Ylang.

*200ml/520ml

Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht.

Përbërësit "magjik"

gjalpë shea, ekstrakt i lules Ylang Ylang, ekstrakt i rrënjës Nelumbo Nucifera, ekstrakt i farave Nelumbo Nucifera 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Mineral Oil, Cetearyl Alcohol, Cyclopentasiloxane, Glyceryl Stearate, Fragrance, Polysorbate 60, Cyclohexasiloxane, PEG-100 Stearate, Stearic Acid, Sorbitan Sesquioleate, Palmitic Acid, Triethanolamine, Carbomer, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Dimethiconol, Tocopheryl Acetate, Panthenol, Xanthan Gum, Butylene Glycol, Disodium EDTA, Nelumbo Nucifera Flower Extract, Nelumbo Nucifera Leaf Extract, Nelumbo Nucifera Root Extract, Nelumbo Nucifera Seed Extract, Arachidic Acid, Myristic Acid, Oleic Acid, Phenoxyethanol, Ethylhexylglycerin, Benzyl Benzoate, Citronellol, Coumarin, Limonene, Geraniol, Linalool

BOUQUET GARNI synon që me përdorim të produkteve aromatike të frymëzuar nga peizazhet romantike të Provence në Francë, t'jua bëjë çdo moment të bukur. Kjo markë ka gamë të gjerë produktesh, si: parfume për trupin, locione të ndryshme, maska, shampoo etj duke synuar grupmoshat që bebe e deri tek të rriturit. Të gjitha produktet e BOUQUET GARNI janë 100% të prodhuara në Kore. 

BOUQUET GARNI Body Lotion Ylang Ylang

3,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI