Kremi mbrojtës ndaj diellit më i njohur dhe më i shitur në Korenë e Jugut për vitet e fundit, ROUND LAB Birch Moisturizing Sun Cream i është bashkuar më në fund koleksionit tonë "KORAL SECRETS"! Ky krem ​​kundër diellit përmban ekstraktin anti-inflamator të thuprës dhe acid hialuronik (HA), dy përbërës të cilët ndihmojnë në minimizimin e dukjes së poreve dhe hidratimin e lëkurës. Pema e thuprës (birch) e quajtur ndryshe "mbretëresha e pyllit", me origjinë nga Inje, mbulon më shumë se 90% e sipërfaqes totale të këtij fshati malësor. Në sezonin e  pranverës, para se të mbijnë gjethet, lëngu i pemës mblidhet me një vrimë të vogël, duke nxjerrë gjak "lëngë i bardhë" i cili është i pasur me NMF (Natural Moisturizing Factor)një koktej përbërësish që lëkura në mënyrë natyrale krijon për të mbajtur të hidratuar shtresën e saj. I formuluar me niacinamide ky krem do t’i dhurojë lëkurës suaj një pamje plot rrezatim, duke ndihmuar në zbehjen e hiperpigmentimit dhe mbajtjen në kontroll të sebumit. Nga ana tjetër formulimi me ekstrakt purslane siguron qetësimin e lëkurës. Për sa i përket mbrojtjes nga dielli, ky krem ka SPF 50+, që do të thotë se parandalon 98% të rrezeve UVB të depërtojnë në lëkurën tuaj dhe PA++++ (Mbrojtje jashtëzakonisht e lartë UVA, sipas rregulloreve koreane). I përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës.

Formula e tij është patestuar në kafshë, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësi "magjik"

Ekstrakt i pemës sl thuprës, acid hialuronik, ekstrakt purslane

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dibutyl Adipate, Propanediol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Polymethylsilsesquioxane, Ethylhexyl Triazone, Niacinamide, Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol, Coco-Caprylate/​Caprate, Caprylyl Methicone, Diethylhexyl Butamido Triazone, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Betula Platyphylla Japonica Juice, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Glyceryl Glucoside, Dipotassium Glycyrrhizate, Allantoin, Portulaca Oleracea Extract, Artemisia Annua Extract, Pinus Sylvestris Leaf Extract, Chamomilla Recutita Flower Oil, Acrylates/​C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Stearoyl Glutamate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Ethylhexylglycerin, Ascorbic Acid, Adenosine, Pentylene Glycol, Behenyl Alcohol, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Decyl Glucoside, Tromethamine, Xanthan Gum, T-Butyl Alcohol, Tocopherol, Carbomer

E themeluar në vitin 2017, marka koreane e bukurisë, ROUND LAB, u ka ofruar vazhdimisht konsumatorëve produkte për kujdesin e lëkurës LAB me cilësi më të mirë dhe të lartë përmes studimit të lëndëve të para unike të rritura në pjesë të ndryshme të Koresë së Jugut. Seria 1025 Dokdo është projekti i parë i ROUND LAB, i pasur me minerale nga oqeani i thellë i ishullit Ulleungdo (zona ku bën pjesë ishulli Dokdo). Përveç kësaj, lëndët e para të përdorura në këtë seri produktesh janë të certifikuara nga EWG si materiale jeshile dhe të sigurta. (EWG është një organizatë jofitimprurëse që ka vlerësuar sigurinë në lëndët e para kozmetike, këmbëngul në ofrimin e informacionit të saktë për konsumatorët.) Dokdo Line është seria më e popullarizuar e ROUND LAB, grupi i plotë prej gjashtë produkteve kishte përfunduar kërkimin, zhvillimin dhe doli në treg në vitin 2018. Pas kësaj, seti zuri pozitën pole në listën e shitjeve 2018 të Lalavla (Watson) në Korenë e Jugut . Sipas ROUND LAB, shumë marka kozmetike kanë burime në mbarë botën për të marrë lëndë të para me cilësi të lartë. Megjithatë, ROUND LAB dëshiron të prodhojë produkte me cilësi më të mirë dhe më kuptimplotë përmes studimit të lëndëve të para unike të rritura në pjesë të ndryshme të Koresë së Jugut.

ROUND LAB Birch Juice Moisturizing Sun Cream SPF50+ PA++++

2,100 ALL 3,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI