BIORE UV Aqua Rich Watery Face Gel SPF 50+ PA++++ është një përmirësim i fundit nga marka BIORE. Ky krem dielli hibrid, me mbrojtje si minerale ashtu edhe kimike, përdor teknologjinë “Micro Defense” për të ofruar mbrojtje maksimale SPF 50+ PA++++, duke mbrojtur lëkurën në nivel mikroskopik. Përbërësit si acidi hialuronik dhe ekstrakti i “Royal Jelly” – një lëndë ushqyese që prodhohet nga bletët për të ushqyer larvat e mbretëreshës – ndihmojnë në hidratimin dhe ushqimin e thellë të lëkurës. Ky krem ofron hidratim të menjëhershëm dhe përthithet shpejt falë mikro kapsulave me ujë (Aqua Micro Capsules). Me formulën e tij jo-komedogjenike dhe konsistencën e lehtë, është i papërshkueshëm nga uji dhe përthithet menjëherë duke lënë një shtresë mat mbi lëkurë.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, silikon, sulfate, fragranca artificiale & natyrale, vajra artificial & natyral.
*70gr
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit "magjik"
acid hialuronik, ekstrakt “Royal Jelly”,
Lista e plotë e përbërësve
Water, ethanol, ethylhexyl methoxycinnamate, (lauryl methacrylate/sodium methacrylate) crosspolymer, ethylhexyl triazone, dimethicone, alkyl benzoate (C12-15), titanium oxide, hexyl diethylaminohydroxybenzoylbenzoate, bisethylhexyloxyphenol Methoxyphenyltriazine, (dimethicone/vinyl dimethicone) crosspolymer, BG, xylitol, dextrin palmitate, DPG, hydrous silica, hydroxyethyl cellulose, glycerin, glyceryl stearate, cetanol, polymethylsilsesquioxane, (vinyl dimethicone/methicone) Sesquioxane) crosspolymer, triethoxycaprylylsilane, propanediol, (acrylates/C10-30 alkyl acrylate) crosspolymer, glyceryl behenate, polysorbate 60, aluminum hydroxide, potassium hydroxide, stearic acid, stearyl Alcohol, sorbitan distearate, agar, polyvinyl alcohol, isoceteth-20, stearoyl methyl taurine Na, stearoyl glutamic acid, AMP, stearoxy PG sodium hydroxyethyl cellulose sulfonate, arginine, glutamic acid, locust bean gum, maltose, sodium hyaluronate, royal jelly extract, Phenoxyethanol, EDTA-2Na, BHT, fragrance
Biore është një markë japoneze e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga Kao Corporation, e cila është bërë e njohur globalisht për produktet e saj efektive dhe të përshtatshme për lloje të ndryshme lëkure. Markë e inovacionit dhe teknologjive të avancuara, Biore është veçanërisht e famshme për shiritat e poreve, të cilët ndihmojnë në pastrimin e pikave të zeza dhe të papastërtive nga lëkura. Produktet e saj përfshijnë gjithashtu pastrues të thellë të fytyrës, që largojnë yndyrën dhe papastërtitë e ditës, si dhe kremra mbrojtës ndaj diellit me SPF të lartë, që ofrojnë mbrojtje optimale nga rrezet UV. Biore ofron edhe produkte specifike për kujdesin ndaj akneve, të cilat ndihmojnë në kontrollin e yndyrës dhe në reduktimin e puçrrave. Falë cilësisë së lartë dhe çmimeve të përballueshme, Biore ka fituar popullaritet në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht në Azi dhe në vende të tjera globale.