Pas suksesit të maskës BIODANCE Bio Collagen Real Deep Mask, marka BIODANCE prezanton maskën më të re, BIODANCE Hydro Cera-Nol Real Deep Mask Sheet, që tashmë mund ta gjeni në koleksionin Koral Secrets. Kjo maskë inovative transformohet në një shtresë të tejdukshme pas vetëm 3 orësh dhe mund të mbahet gjatë gjithë natës për një efekt të thellë hidratues dhe rigjenerues. E pasuruar me përbërës ekskluzivë si D-panthenol, acid oligo hialuronik dhe ceramide, maska ndihmon në forcimin e barrierës natyrale të lëkurës, qetësimin e saj dhe rigjenerimin e dëmtimeve të mundshme. D-panthenoli, një përbërës i njohur për efektet e tij rigjeneruese dhe anti-inflamatore, ofron qetësim të menjëhershëm dhe përmirëson strukturën e lëkurës, duke e rikthyer në një gjendje sa më të shëndetshme. Me përmbajtje të lartë prej 50% ujë të pastër akullnajash, maska krijon një shtresë të butë dhe hidratuese që mbështjell lëkurën, duke siguruar një hidratim të thellë dhe përthithje optimale të përbërësve aktivë duke e lënë atë të ndjehet e hidratuar, e qetësuar dhe me një shkëlqim natyral.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*34gr
Pasi të keni mbaruar me të gjithë rutinën tuaj, vendoseni maskën në lëkurë dhe mbajeni minimalisht deri 4 orë, derisa maska të kthehet në një shtresë transparente.
Këshillë: Për më shumë efekte dhe nëse nuk jeni person që lëvizni shumë gjatë gjumit, sugjerojmë që maska të mbahet gjatë gjithë kohës që ju flini.
Përbërësit "magjik"
D-panthenol, acid oligo hialuronik, ceramide, 50% ujë të pastër akullnajash,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Collagen Extract, Galactomyces Ferment Filtrate, Glycerine, Acrylates Copolymer, Niacinamide, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Chondrus Crispus Extract, Betaine, Algin, Dipropylene Glycol, Agar, Hydroxyacetophenone, 1,2-Hexanediol, Potassium Chloride, Polyglyceryl-10 Laurate, Caprylyl Glycol, Sucrose, Butylene Glycol, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Adenosine, Disodium EDTA, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Rosa Damascena Flower Water, Iris Florentina Root Extract, Cucumis Melo (Melon) Fruit Extract, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Bifida Ferment Filtrate, Tocopherol, Lactobacillus Ferment, Lactobacillus Ferment Lysate
Ndryshe nga markat e tjera koreane të përkujdesjes së lëkurës, DR.JART+ arriti suksesin e tij të madh, më parë në tregun amerikan, sesa në vendin e origjinës falë vizionit të themeluesit Lee Jin-Wook. Gjithçka nisi me hapjen e dyqanit të tyre të parë në “Fifth Avenue” në New York, e më pas me bashkëpunimin me gjigandin e rrjetit të dyqaneve Sephora. Bashkëthemeluesi i kësaj marke është Dr. Sung-Jae Jung, një ekspert dermatolog që gjatë karrierës së tij kishte zhvilluar shumë kërkime shkencore mbi problematikat e lëkurës së pacientëve të tij. Kështu lindi edhe emri DR.JART+, që nënkupton “Dr. Jung i bashkohet artit të përkujdesjes së lëkurës”. Për këtë markë punojnë një grup i madh dermatologësh, që vazhdojnë kërkimet shkencore për formulime sa më inovative që ndihmojnë në parandalimin e procesit të plakjes dhe i adresohen të gjithë tipeve të lëkurës.