BENTON Tea tree Serum përmban një nga përbërësit më efikas në trajtimin e akneve, inflamacionit dhe trajtimin e lëkurës. Përmban 80% ekstrakt të pemës së çajit, që njihet për vetitë e tij qetësuese, antibakteriale, anti-inflamatore, antiseptike, anti-mykotike në trajtimin e akneve. Nga ana tjetër betaine, një derivat i aminoacideve nga panxhari i sheqerit gjendet natyrshëm në trup dhe ndihmon në mbajtjen në kontroll të nivelit yndyrë-hidratim. Aminoacidet ofrojnë njëtrajtësim të tonit të lëkurës, duke ndihmuar kështu edhe me hiperpigmentimin. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë me tendencë akneike.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

 *30ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

ujë nga gjethet e pemës së çajit, ekstrakt i pemës së çajit, betaine, ekstrakti i rrënjës së Licorice

Lista e plotë e përbërësve

Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Butylene Glycol, Glycerin,Aqua (Water), Propanediol, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Betaine, Polyglyceryl-10 Laurate, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Panthenol, Sodium Hyaluronate, Salix Nigra (Willow) Bark Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Caprylyl Glycol, Arginine, Xanthan Gum, Carbomer, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON Tea tree Serum

920 ALL 2,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI