BENTON Tea Tree Mist është mist fytyre multifunksional, falë përbërësit të tij fantastik të ekstraktit të Pemës së Çajit “Melaleuca Alternifolia”. Ka një efekt hidratues për lëkurën e lodhur dhe të dehidratuar. Për ta mbajtur lëkurën të hidratuar dhe plot gjallëri mund ta përdorni gjatë ditës, sa herë ta shikoni të nevojshme. Falë mekanizmit të tij në formë spray, është shumë praktik për ta përdorur kudo. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për atë sensitive. Niveli i tij i pH i afrohet atij të lëkurës së shëndetshme.
*80ml
Sprucojeni në fytyrë sa herë të keni nevojë për ndjesi hidratimi dhe freskie, apo edhe në zona të tjera të trupit ku e shihni të nevojshme. Mund të përdoret edhe sipër makeup-it.
Përbërësit "magjik"
ujë nga gjethja e Pemës së Çajit (Pema Melaleuca Alternifolia), ekstrakt i Pemës së Çajit (Pema Melaleuca Alternifolia), hyaluronate sodium (derivat i acidit hialuronik)
Lista e plotë e përbërësve
Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Aqua (Water), Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Pentylene Glycol, Sodium Hyaluronate, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Althaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Beta-Glucan, Polyglutamic Acid, Aspalathus Linearis Extract, Portulaca Oleracea Extract, Psidium Guajava Fruit Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).