BENTON Tea Tree Cleansing Water

2,300.00 ALL 2,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 06 dhe Prill 07.

BENTON Tea Tree Cleansing Water, mund t'a përdorni si një ujë micellar duke larguar të gjitha papastërtitë e lëkurës tuaj ose si toner pasi keni larë fytyrën. Për të gjithë ata që kanë lëkurë të yndyrshme, mikse dhe me tendencë akneike mund të përfitojnë nga formula balancuese e këtij larësi, duke i ndihmuar në largimin e sebumit të tepërt dhe duke e lënë lëkurën plotësisht të hidratuar. Përmban 80% ekstrakt të pemës së çajit, që njihet për vetitë e tij qetësuese, antibakteriale, anti-inflamatore, antiseptike, anti-mykotike në trajtimin e akneve. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë me tendencë akneike.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

 *30ml

Shpërndani