Pas suksesit të serumit BENTON Snail Bee Ultimate Serum+, BENTON i ka shtuar këtij të fundit për të plotësuar linjën, tonerin BENTON Snail Bee Ultimate Toner. Ky toner bashkëvepron dhe i rrit efektin serumit të linjës dhe premton rritje të elasticitetit të lëkurës, përmirësim të strukturës së saj duke u kujdesur për shenjat e moshës. Në momentin e aplikimit gjithashtu do të ndjeni një ndjesi freskie. Ky toner do të mbajë në kontroll shenjat e moshës falë përmbajtjes me teknologjinë e fundit të patentimit të dy përbërësve kryesor: 40% të fermentit të filtruar të sekrecionit te kërmillit dhe 10% ferment të farave të elbit. Këto të fundit, pra farat nga elbi përmbajnë beta glucan, i cili kombinohet perfekt me sekrecionin e filtruar të kërmillit. Ky elb i zi prodhohet në Haenam, Jeollanam-do në Korenë e Jugut dhe njihet për përqëndrimin më të lartë të polifenolit dhe anthocyanin, që njihen për ofrimin e hidratimit të thellë të lëkurës. Nga ana tjetër ky toner dhuron rritje të elasticitetit dhe i ofron lëkurës shkëlqim natyral falë kombinimit të niacinamideve (që ofrojnë njëtrajtësim të tonit të lëkurës) adenosine dhe 6 lloje peptidesh që ndihmojnë në rigjallërimin e lëkurës. Gjithashtu nxisin prodhimin e kolagjenit dhe forcojnë barrierën mbrojtëse të saj. Por përbërësit nuk mjaftojnë këtu. Ky toner përmban 7 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, ujë nga bima Whitch Hazel, ekstrakt nga kanella dhe helmi i bletës. Me plot bindje mund të themi që ky toner ka në përmbajtje një "recetë të artë" për lëkurën! Ky toner përshtatet me lëkurën sensitive falë pH të ulët acidik që përmban përbërja e tij, e ngjashme me atë të lëkurës. Konsistenca e tij ëshë ujore dhe përthithet lehtësisht nga të gjitha shtresat, duke depërtuar thellësisht. Ky toner rekomandohet të përdoret nga persona që:
- dëshirojnë të parandalojnë rrudhat në lëkurë;
- kanë problematikë me njollat kafe dhe shenjat post akne;
- dëshirojnë një lëkurë me elasticitet;
- dëshirojnë një përfundim jo ngjitës pas përdorimit të tonerit. 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*150ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni 1-2 sprucime të tonerit në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit "magjik"

sekrecion të filtruar kërmilli, fara elbi të fermentuara, niacinamide, adenosine, 6 lloje peptidesh, 7 lloje acid hialuronik, whitch hazel, helm blete

Lista e plotë e përbërësve

Saccharomyces/Snail Secretion Filtrate Ferment Filtrate(40.92%), Water, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Water, Saccharomyces/Barley Seed Ferment Filtrate, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Pentylene Glycol, Niacinamide,12-Hexanediol, Hexapeptide-9, Hexapeptide-11, Palmitoyl Pentapeptide4, Palmitoyl Tripeptide-1, Tripeptide-1, Copper Tripeptide-1, Dipotassium Glycyrrhizate, Glycerin, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Laminaria Digitata Extract, Plantago Asiatica Extract, Ulmus Campestris (Elm) Bark Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Althaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglutamic Acid, Caprylyl Glycol, Sodium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Acetylated Hyaluronate, Bee Venom(0.05ppm), Caprylyl Glycol, Allantoin, Adenosine, Citric Acid, Sodium Phytate

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON Snail Bee Ultimate Toner

1,800 ALL 2,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI